Daçiq: Kam qarë kur Kosova u shpall e pavarur

05.11.2012 (komentet: 0)

Kryeministri i Serbisë, njëkohësisht ministër i Policisë dhe kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ka qarë kur Kosova, më 17 shkurt 2008, shpalli pavarësinë nga Serbia.

Ai gjithashtu ka zbuluar se atë ditë e ka kaluar në Graçanicë.

“Hymë në kolonë, ata shkonin për Prishtinë, e unë për Graçanicë. Bori të makinave, flamuj që valëviteshin, e ndërsa ne ngisnim makinën, shoferi nxori dorën nga makina dhe u tregoi tre gishtërinj. Ka qenë një atmosferë jo-elektrizuese, kishte emocione si nga ana ynë, ashtu edhe nga ana e tyre. Kam qarë. Ishte atmosferë shumë e rëndë”, ka zbuluar Daçiq.

Daçiq, duke folur për jo-seriozitetin e tij në prononcimet për media, ka thënë se ai s’e ka problem këtë fakt, duke iu referuar një rasti në Sarajevë, raporton “Zeri”.

“Patëm bisedime të mrekullueshme në Sarajevë me politikanë boshnjakë, ndërsa pas atij takimi jam takuar me Halid Beshliq dhe kam kënduar me të. Çfarë të bëja? Të shtijë me topa në Sarajevë? Këtë gjë e kemi bërë përpara, dhe kemi dështuar”, ka thënë kryeministri serb, Daçiq.presheva.com

Kthehu mbrapa

Shto koment