CLINTON NUK DO TELEFONATË ME DAÇIQIN, DËRGON EMISARË NË BEOGRAD

03.07.2012 (komentet: 0)

Këtë javë në Serbi dhe Kosovë pritet të arrijnë dy zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ndihmëssekretari amerikan i shtetit Philip Gordon dhe zëvendësi i tij Philp Reeker, rapotojnë mediat serbe....

Reeker shkon sot dhe ai takohet me mandatarin e qeverisë serbe Ivica Daçiq.
Sipas mediave serbe, gjatë javës së shkuar Daçiq ishte përpjekur të kontaktonte me telefon me sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton, por nuk ia kishte dalë. 
Nga State Department-i i kishin thënë se së pari Daçiq duhet të takohet me zyrtarë që do të shkojnë në Beograd.
SHBA-ja nuk e shikojnë me sy të mirë propozimin që kryeministër të jetë Ivica Daçiq pas vizitës së tij në Rusi. 
Dyshim tjetër te SHBA te Daçiqi janë edhe “mosmarrëveshjet” rreth deklaratave të Daçiqit për Vidovdanin për kthimin ushtrisë serbe në Kosovë e sidomos betimi i xhandarëve serbe në Kosovën. 
Mediat serbe theksojnë se krahas Washingtonit edhe disa diplomatë evropian janë bërë më të kujdesshëm kur është fjala për emërimet e
këshilltarëve dhe të ministrave të ardhshëm nga të cilët disa veç janë përpjekur të shkaktojnë dilema dhe droje të caktuar.
Pritet se të gjitha këto tema, si dhe lufta kundër korrupsionit e
kriminalitetit, do të jenë temë e bisedimeve që do t’i zhvillojnë
diplomatët e lartë a amerikan. 
Prandaj qëndrimi zyrtar i Washingtonit me siguri do të ketë ndikim edhe në kolegët e tyre të shumtë evropian dhe shpejtë do të jetë e qartë se sa nga ata do ta mbështesin formimin e qeverisë nga koalicioni i socialistëve të Daçiqit, përparimtarëve të Nikoliqit dhe Rajonet e Bashkuara të Dinkiqit.

Kthehu mbrapa

Shto koment