Beogradi po e përgatit hartën e zbatimit të planit

24.04.2013 (komentet: 0)

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e djeshme e ka formuar grupin e aksionit për zbatimin e marrëveshjes së arritur ë Bruksel me Prishtinën dhe komisionarit të BE për shtrirje, Stefan Fyle do t’ia dorëzojë të premten, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, të gjitha detajet.

Fahri Musliu - Beograd
Të gjetur përpara trysnive ndërkombëtare dhe afateve të caktuara, zyrtarët e Beogradit po nisën me të shpejtë në zbatimin e marrëveshjes mbi veriun e Kosovës, në mënyrë që Serbia gjatë disa javëve të ardhshme të marrë pozicion sa më të mirë starti kur udhëheqësit evropian, më 28 qershor do të vendosin mbi datën për fillimin e negociatave me BE.

Qeveria e Serbisë të martën e ka formuar ekipin e aksionit për zbatimin e marrëveshjes së firmosur në Bruksel dhe në krye të tij do të jetë sekretari i qeverisë, Veljko Odalloviq. Qëllimi është që deri të premten, më 26 prill, kur në Beograd vjen për vizitë Stefan Fyle, komisionari i BE për shtrirje, të hartohet “harta e detajuar e zbatimit”, që do t’i dorëzohet zyrtarit evropian. Kjo datë e dhe në marrëveshje figuron si afat që të dy palët të formojnë ekipet për zbatimin e planit dhe sa më shpejtë të nis realizimi i tij.

Merret vesh se në kuadër të ekipit të aksionit do të formohen edhe shumë nëngrupe të cilat do të merren me tema të veçanta – pronën serbe në Kosovë, shëndetësinë, arsimin, policinë, gjyqësinë... Në qeveri kanë konfirmuar se anëtar të ekipit të aksionit do të jenë edhe njerëzit që deri më tash kanë marrë pjesë në negociatat mbi çështjet teknike.

Për momentin ende nuk dihet se a do të nis më në fund të funksionojnë edhe oficerët për lidhje, për çka qysh më herët kanë rënë në ujdi të dy palët apo gjithë kjo punë do t’i kalohet këshillit për zbatimin e marrëveshjes..

Dejan Paviqeviq, të cilin qeveria e ka emëruar oficer për lidhje dhe i cili e ka drejtuar ekipin në dialogun teknik me Prishtinë, ka deklaruar për gazetën “Veçernje novosti” se kontaktet dhe takimet e grupeve të ekspertëve kurrë nuk kanë pushuar. “Harmonizimi rreth IBM, kadastrës, librave amëz vazhdon pa ndërprerje. Sa u përket oficerëve për lidhje ekzistojnë edhe disa çështje teknike të pazgjidhura, ashtu që për momentin nuk mund të them se kur do të udhëtojë në Prishtinë”, ka theksuar Paviqeviq.

Për vendimin pozitiv mbi datën e negociatave të Serbisë me BE në veçanti do të matet mbyllja e dy temave – energjetika dhe telekomunikacionet – për zgjidhjen e të cilave është dhënë afati deri më 15 qershor. 

Rasim Lajiq, nënkryetar i Qeverisë së Serbisë në resorin të cilit janë telekomunikacionet, ka thënë për gazetën “V. Novosti” se grupi i punës, ku janë përfaqësuesit Ministrisë së tij, të Ratelit dhe të Telekomit (serb), veç i kanë mbajtur dy raunde të bisedimeve me Prishtinën. 

“Tash do ta vazhdojmë këtë proces nëpërmjet ekipit të aksionit, në mënyrë që t’i zgjidhim katër çështje kryesore – numrin prefiksit për Kosovën, statusin e telefonisë mobile dhe fikse dhe bashkëpunimin e trupave rregullative rreth ndarjes së frekuencave. Kurse me insistimin e BE tema e pronës tonë të telekomunikacioneve në Kosovë është lënë për fazën e më vonshme të negociatave, ka thënë ai.

Sikurse pohon burimi i gazetës “V. Novosti” për momentin më em rëndësi është të zgjidhjet çështja e numrit prefiks, dhe në tavolinë për moment in është “oferta” që Serbia krahas numrit prefiks 381, ta marr edhe një - 383, të cilin do t’ia jepte në shfrytëzim Kosovës.RTK

Kthehu mbrapa

Shto koment