Armët e Skënderbeut nga Austria në Muzeun Kombëtar

30.08.2012 (komentet: 0)

Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, kryeministri i vendit, Sali Berisha, nga mbledhja e qeverisë tha se do të bëhet e mundur kthimi i armëve të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu nga Austria për një periudhë të caktuar.

Skënderbeu, sipas kreut të mazhorancës, ishte ikona e shqiptarëve. “Shqiptarët mund t’i vizitojnë dhe t’i shohin nga afër armët e prijësit të tyre të përjetshëm. Do të lobojmë për kthimin e armëve të Skënderbeut në muzeun historik kombëtar. Skënderbeu është ikona e identitetit shqiptar, i krenarisë së shqiptarëve, i qëndresës së tyre. Këto vendime janë miratuar nga qeveria dhe do te merren masat e nevojshme për administrimin e tyre në muzeun tonë kombëtar”, u shpreh Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment