Aksion në Muçibabë: Amoo na kini nimuuu...

20.05.2012 (komentet: 0)

Pas venedimit të Qeverisë së Kosovës se do të zbirten në mënyrë drastike ose edhe të hiqen taksat e sigurimit, Këshilli për të drejtat e Njeriut në Preshevë kishte organizuar sot një aksion në vendkalimin kufitar Muçibabë për të shprehur paknaqësin e vendimit që taksat të zbriten në 20 euro për një javë qëndrimi në Kosovë. Me një transparentë të madhe "Na keni nimuu..." dhe "Ju nuk jeni Kosova", "Thaçi=Daçiq", "40 Euro=Hashim Baba me 40 Hajduka"

ishin vetëm disa nga pankartat që u ngjitën në barakën e "Byrosës Kosovare të Sigurimit" ku qytetarët e Luginës së Preshevës paguajnë sigurimin për të hyrë në Kosovë, njofton presheva.com.

Drejtuesit e KDNJ u shprehën se aksione të tilla do të ndërrmeren deri sa të hiqen taksat plotësisht për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Qeveria e Kosovës në shenjë reciprociteti me Serbinë, ka vendosur tarifat kufitare për ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë, nga dhjetori i vitit të kaluar, si rrjedhojë e marrëveshjes Prishtinë – Beograd në Bruksel.

60 euro ishte pagesa minimale që një person ka paguar sigurim nëse hyn me makinë nga Serbia në Kosovë, e cila ka pas vleftë vetëm për 2 javë qëndrim, kurse tani me zbritje ata do të paguajnë 20 euro sigurim për makinë, për një javë qëndrim.

Tubimi përfundoi pa asnjë incident.presheva.com 

Kthehu mbrapa

Shto koment