Në ditën e sotme Kristofor Kolombi përmendë për herë të parë duhanin

15.11.2013 (komentet: 0)

Në vitin 1492 - Kristofor Kolombi ka marre shënimin e parë për duhanin në ditarin e tij. Duhani në të vërtetë për herë të parë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë është sjellë nga Amerika në Evropë dhe pastaj në kontinente të tjera


Kristofor Kolombi (it. Cristoforo Colombo, sp. Cristóbal Colón, angl. Christopher Columbus) ; (1451. - 20. мај 1506.) ishte hulumtues dhe tregtar i cili i pari kaloi Oqeanin Atlantik dhe zbuloi Amerikën në vitin 1492 nën flamurin e Kastilës, Spanjë. Ai mendonte se Toka është relativisht e vogël dhe se mundet me anije të arrihet deri në Lindje të Largët duke lundruar në drejtim të perëndimit. Vlersimi i tij i gabuar rreth madhësisë së Tokës, shkaktoi edhe në llogaritjen e rezervave ushqimore dhe të pijeve për një rrugë kaq të gjatë, vlerësim i cili ka mundur të shkaktojë edhe dështimin e ekspeditës së tij, por për fat të mirë, në rrugë e “pengoi” e papritura për atë kohë, kontinenti i panjohur, Amerika. Prapë se prapë Kolombi vdiq duke menduar se ka zbuluar rrugën për në Indi dhe jo kontinentin e ri, Amerikën, kur më vonë e vërtetoi Ameriko Vespuçi, sipas të cilit edhe e mori emrin ky kontinent.

Kthehu mbrapa

Shto koment