Në dyvjetorin e varrimit të Musa Rrustemit

07.08.2012 (komentet: 1)

Vitet ecin me shpejtësinë e erës, shpesh i harrojmë ndodhitë e ditës së djeshme, i harrojmë, i harrojmë, i harrojmë,… por nuk i harrojmë njerëzit e mëdhenj, datat dhe ditët kur na ikën nga jeta.

 

Kaluan dy vite nga kur morëm telefonatën nga Ulqini se na iku nga jeta. Nuk besuam, nuk deshëm të besojmë, por ishte realitet.

Ishte në vlugun e jetës, ishte në kohën më të mirë të jetës, por e deshi zoti të ishte më afër tij, e deshi shumë dhe e mori.

I afërt, i dashur, i urtë, i mençur dhe energjik do të jenë kujtimet që do të kemi përjetë. Do të rrojmë me mësimet e tij, me shëmbëlltyrën e tij dhe ngrohtësinë që gjetëm tek ai sa herë që e takuam. Do jetë përherë në kujtimet tona një njeri i madh, një intelektual, fetarë, atdhetarë dhe një edukues i shkëlqyer.

 “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra:familja e tij,pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse një mbetet me të. Kthehet familja dhe pasuria e tij,kurse me të mbesin veprat e tij”.(Citat nga Kur’ani)

Me ty përgjithmonë Musë i dashur.

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Ismet Azizi | 07.08.2012

Zoti e shperbleft me xhenet.