Në ditën e sotme vlindi

26.03.2014 (komentet: 0)

Lindi në Hogosht, Dardanë (Shqipëri Irr.), Rexhep MALA, veprimtar i lëvizjes shqiptare për chlirim, Hero i Kombit.



Shkollën fillore dhe tetëvjecharen e kreu në Hogosht, më pastaj, meqë i ati Mehmeti u shpërngul në Gjilan, e vazhdoi aty gjimnazin dhe si nxanës i vitit të III ishte ndër organizatorët e parë në organizimin e demonstratave të 1968-s.

Në vitin shkollor 1969/1970 Rexhep Mala e përjashtunë nga shkolla kështu që e vazhdoi gjimnazin në Preshevë ku edhe e kreu me sukses.

Në vitin shkollor 1970/71 ushtroi detyrën si mësimdhënës në fshatin Marec të Prishtinës. Ndërpreu punën dhe u regjistru në fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Kreu vitin e parë të studimeve dhe në këtë kohë sa ishte edhe në ilegalitet kaloi në Shqipëri prej nga edhe u kthy shumë shpejt me bindjen se duhet vepruar nga afër. Shkuarja-ardhja e tij në Shqipëri i kushtoi me burg. U ndëshku nga Gjykata për kundërvajtje e Gjilanit me 28 ditë burg. Doli nga burgu për me kalu një kohë jashtë shtetit të Jugosllavisë (Francë, Gjermani, Itali dhe në Zvicër).

Dënimi me 9 vite burg

Si pjesëtar i Lëvizjes Nacional-chlirimtare ( LNCH ) pikërisht në vitin 1974 së bashku me Adem Demachin (Grupi i Adem Demachit) e shumë anëtarë të tjerë arrestohet dhe pas 9 muaj hetimesh u dënu me 9 vite burg të randë.

Në dosjet e SPB-së të Kosovës thuhet qartë se Rexhep Mala ishte ndër të burgosurit ma të pathyer i cili ma së gjati kishte mbajtë grevë urie, me gjithë këtë ai arrijti që edhe pse në kushte të vështira të shkrujë ditarin nga burgu “Kujtime nga Burgu” ku paraqet jetën shumë të vështirë dhe torturat e UDB-së që kishin përdorë e ushtru kundër tij.

Ndonëse ishte i papërkulur me qëndrimet e tij prej atdhetari, Rexhën e dërgunë nëpër shumë burgje të ish-jugosllavisë fashiste si në Prishtinë, Mitrovicë, Zenicë, Shtip, Idrizovë, Prizren, Fochë e në Mostar.

Me 23 maj 1983, pas 8 vitesh vuajtjeje e maltretimesh, u liru nga dyert ngase pjesën ma të madhe të dënimit e kishte kaluar i vetëm nëpër qeli të burgjeve. E gjeti Kosovën po aty ku e kishte lënë para 8 vitesh. U fut sërish në rrugën drejt realizimit të synimeve dhe idealit të tij, gjeti shokun e idealit, Nuhi Berishën, dhe u fut prap në ilegalitet. Duke qenë në chdo hap i përcjellë, UDB-ja u bie në gjurmë. Në lagjen e trimave të Prishtinës , në një luftë të pabarabartë por me këngë dhe breshëri armësh me 11/12 janar 1984 ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë.

Më 11 janar të vitit 2008 në Bibliotekën Kombëtare Universitare në Prishtinë u promovua monografia “Rexhep Mala - Anteu i Lëvizjes Ilegale” , e autorit Selatin Novosella.

Kthehu mbrapa

Shto koment