Ne diten e sotme vdiq Mid'hat bej Frashëri

03.10.2013 (komentet: 0)

Mid'hat bej Frashëri (1880-1949) ishtë nëpunës i Perandorisë Osmane, publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit "Shqipëria e Lirë".Lindi në Janinë më 25 mars 1880

Skeda:Mithat-Frashri---1880---1949.jpg

 

Mid'hat bej Frashëri (1880-1949) ishtë nëpunës i Perandorisë Osmane, publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit "Shqipëria e Lirë".Lindi në Janinë më 25 mars 1880. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familjet e Frashërit. Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut. Nisi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, ai fillon botimin e gazetës "Liria" në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunon ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën/shtëpinë botuese "Mbrothësia".Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit me 14 nëntor-22 nëntor 1908. Mit'hat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, kryetar i Komisionit ishte Atë Gjergj Fishta.

me shum në Wikipedia

Kthehu mbrapa

Shto koment