Në ditën e sotme vdiq Faik Konica

15.12.2013 (komentet: 0)

Vdiq në Washington Faik KONICA (edhe KONITZA) dhe u varros në varrezat Forest Hill të Bostonit. Me 1995 eshtrat e tij u rivarrosën në Tiranë sipas dëshirës së tij të fundit në testament.

 

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1875 në Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942 në Uashington. Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

Më gjrësisht në Wikipedia

Kthehu mbrapa

Shto koment