Ne diten e sotme u perurua Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

01.11.2013 (komentet: 0)

Kjo Skulptur gjindët në hyrje e MuzeutMuzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu i njohur edhe si Muzeu i Skënderbeut dhe Muzeu i Krujës, ndodhet në Krujë dhe është një nga më të vizituarit në Shqipëri. Përurimi i muzeut është bërë më 1 Nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Njëkohësisht ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut.Arkitekte te muzeut jane Pirro Vaso dhe Pranvera Hoxha. Kompleksi i muzeut është shpërdarë në disa hapësira të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.





Kalaja dhe muzeuKy muze është ndërtuar në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të arbërit dhe personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shek. XV. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Në këtë muze numërohen pavione të tilla si pavioni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavioni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavioni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kanceleria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinokotekës dhe së fundi pavioni i trashëgimisë dhe i jehonës. Në këto pavione janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj

Kthehu mbrapa

Shto koment