NE DITEN E SOTME TE VITITI ...

30.01.2014 (komentet: 0)

1897 u themelua në Sofje me nismën e shoqërisë "Dëshira" shtypshkronja "Mbrothësia". Ajo u drejtua nga Kristo Luarasi dhe Kostë Jani Trebicka dhe luajti rol të rëndësishëm në lëvizjen kulturore të periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare.

Në këtë shtypshkronjë u botuan e ribotuan vepra letrare, libra shkollorë dhe organe si "Ditërrëfenjësi shqip", "Drita" dhe "Liri e Shqipërisë". Ajo ishte shtëpia e parë botuese shqiptare, që botoi brenda periudhës 1897-1915, 115 tituj, nga librat shkollorë deri tek veprat më të shquara të autorëve të letërsisë së Rilindjes si Naim Frashërit, Sami Frashërit, Papa Kristo Negovanit, Mihal Gramenos etj. Më vitin 1921, shtypshkronja dhe Shtëpia botuese "Mrothësia" u shpërngul dhe nisi të punojë në Tiranë

Kthehu mbrapa

Shto koment