Në ditën e sotme te vitit 1468 vdiq Skenderbeu

17.01.2014 (komentet: 0)

Vdiq heroi ma i madh kombtar shqiptar, Gjergj Kastrioti SKENDERBEU.

 

Vdiq heroi ma i madh kombtar shqiptar, Gjergj Kastrioti SKENDERBEU.

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava. Lindi me 6 maj 1405 në Mat. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati me 1421 dhe u dërgu në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje arrijti në poste të larta ushtarake në bazë të shkathtësisë dhe zgjuarsisë së tij. U qujt me emrin Iskender (Aleksandër) tue qenë se vinte nga vendi i Aleksandrit të Madh. Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, tue u dallu për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli 'bej' që do të thotë princ ose fisnik. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'ia zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. 

Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për me u kthy në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë. Me 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallu dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi me zbatu planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin, Hamza Kastriotin, u kthy në Dibër, ku populli e priti si chlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtu Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin dhe shpartalloi garnizonin e vendosur aty dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare të Kastriotëve.

Kryengritja shqiptare u përhap shpejt në viset e tjera. Gjatë dhjetorit kështjellat në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut u çlirunë njëra pas tjetrës. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Aj u martu me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. 

Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë i mbuluar me lavdi dhe u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigrunë, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. 

Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtë për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtë një përkrenare me dy brirë dhe Aleksandrit të Madh, popullit të të cilëve, thoshte Skenderbeu, i takonte edhe ai.

Kthehu mbrapa

Shto koment