Në ditën e sotme më 7 mars

07.03.2014 (komentet: 0)

të vitit 1887 U hap shkolla e parë në gjuhën shqipe në Korçë.


Prandaj, sot në Shqipërinë Administrative dhe Shqipërinë Irredentiste asht Dita e Mësuesit. Natyrisht, kjo shkollë asht shkolla e parë laike e cila asht pranu me funkcionu institucionalisht sepse në trojet shqiptare ka pasë shkolla të ndryshme, të vogla, kryesisht në kisha, xhami apo teqe.

Kështu në vitin 1638 u hap shkolla fillore në vendin Pdhanë (Pllanë) në rajonin e Matit nga françeskani P.Bonaventura da Palazzoloja. Pas 9 vitesh punë (1647) kjo shkollë digjet nga pushtuesi Otoman.

Në këtë vend një vit më vonë u hap edhe shkolla e mesme për të cilën nuk ka shumë informata. Ndërsa në vitin 1698 në Shkodër u hap shkolla private nga P. Filipi prej Shkodre. (Këto informata mund të verifikohen tek revista “Hylli i Dritës”, nr 3. Mars 1932, ff. 135-138.)

Kurse në vitin 1874 në vendin Shirokë është hapur edhe një shkollë tjetër shqipe – e cila edhepse e themeluar nga Dom Zef Ashta ka funksionu si shkollë laike-sekulare.

Por ka të dhana të cilat hapjen e shkollës së parë shqipe e çojnë edhe përpara dates 1638. Studiuesi amerikan Edwin Jacquesi në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) shkrun se shkolla e pare shqipe asht hapur në vitin 1632.

“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkrun aj. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapë në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”.

Historiani amerikan Edwin Jacquesi shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”.

Më pas u chelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, sich nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.

Kthehu mbrapa

Shto koment