Ne diten e sotme më 4 shkurt

04.02.2014 (komentet: 0)

Ndodhi Masakra e Mitrovicës dhe dëbimi i 12 mijë shqiptarëve.



Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, boshnjakja Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi u vranë në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës. Këta persona janë vra dhe janë masakru nga grupi kriminal serb ‘Rojat e Urës’ në vitin 2000, të udhëhequr nga ish-shefi i atëhershëm i këtij grupi Oliver Ivanovici. 

Këtë operacion të vrasjeve, të masakrimit dhe dëbimit të mbi 12 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës e ka udhëheqë bashkarisht MUP i Serbisë, me në krye ish-komandantin Dragan Delibasici, dhe Oliver Ivanovici. 

Dëshmitë tregojnë se në atë kohë grupet kriminale serbe mbrenda një nate iu vërsulën familjeve joserbe që jetonin në pjesën veriore, tue vra 6 persona, ndërsa 4 persona të tjerë humbën jetën më pas nga plagët e marra nga armët zjarri dhe granatat e përdorura gjatë sulmit. Dhjeta qytetarë, kryesisht shqiptarë, u plagosën, ndërsa edhe qinda familje u detyrunë me kalu në bregun jugor të lumit Ibër, tue lënë prapa disa shpi në flakë. 

Në këtë operacion të dëbimit të 12 mijë shqiptarëve morën pjesë aktive forcat franceze të KFOR-it.

Kthehu mbrapa

Shto koment