Në ditën e sotme më 31 janar lindi Zahir Pajaziti

31.01.2014 (komentet: 0)

U lind Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në Turuqicë, Besianë, (Shqipëri Irredentiste). Ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë Vushtrri, Kosovë. Ishte një ndër themeluesit më të zotë të UÇK-së bashkë me Hakif Zejnullahun. Ishte fëmija i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime (Rudari) Pajaziti.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin akademik 1976-‘77 në Vushtrri. Nga shkolla u përjashtu me arsyetimin: ‘sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës’, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje aj burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg.
Pasi kreu shkollën e mesme në Orllan, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijoi shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.
Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezultat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.
Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegalës të kordinoheshin me legalen, Zahiri shkoi në Shqipërinë Administrative për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.
Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, aj është një nga themeluesit e Shtabit të Përgithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij. Zahiri u shqu në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit. 
Në janar të vitit 1997 grupi i tij u zbulu nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte tue udhëtu nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku. Forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në një betejë të pabarabartë.

Hakif Zejnullahu lindi më 22 qershor të vitit 1962 në fshatin Lladovc të Podujevës. Ishte nip dhe bashkëluftëtar i komandantit Zahir Pajaziti. 

Edmond Hoxha lindi në Junik, në familjen atdhetare të Hoxhajve të Junikut të fisit Morinë, me 10 tetor 1975. Ishte djali i cili lindi pas shtatë motrave dhe kur u vra ishte vetëm, 21 vjech.

Kthehu mbrapa

Shto koment