Në ditën e sotme me 26 mars

26.03.2014 (komentet: 0)

Te viti 1999 ndodhi MASAKRIMI I FAMILJES BERISHA NE THERAND (ISH-SUHAREKE)



Më 26 mars 1999, në orët e hershme të mëngjesit, forcat serbe e rrethuan afërsinë e oborrit të familjes BERISHA në Therand(Ish-Suhareke). Tanket u pozicion, të drejtuar kundër shtëpive. Keto forca urdhëruan banorët të dilnin nga shtëpitë. U ndanë burrat nga gratë dhe fëmijtë dhe u vranë gjashtë anëtarë të familjes. Forcat serbe çuan anëtarët e tjerë në drejtim të një kafeneje. Këta anëtarë u futën në kafene, bashkë me tri grupe të familjes së gjerë të Berishëve. Pastaj forcat serbe hynë në kafene dhe hapën zjarr kundër njerëzve aty brenda. Në kafene u hodhën edhe eksplozive. Së paku 35 civilë u vranë në këtë aksion dhe u plagosën rëndë edhe të tjerë. Kufomat e viktimave u tërhoqën zvarrë prej kafenesë dhe u vendosën në pjesën e prapme të një kamioni, i cili pastaj u nis në drejtim të Prizrenit. Tre individë të plagosur, të cilët u hodhën në kamion bashkë me kufomat, kërcyen prej kamionit gjatë rrugës për në Prizren. Plaçka që u takonin së paku gjashtë prej personave të vrarë në kafene janë gjetur në një vendvarrim masiv të fshehur në një poligon të Usgtrise Jugosllave afër Korishës. Për më tepër, dokumentet personale që u takonin së paku pesë prej personave që u vranë në kafene janë gjetur në kufomat qe u zhvarrosën prej një varri masiv të fshehur në Batajnicë afër Beogradit në Serbi. 

Personat, emrat e të cilëve dihen, të vrarë në Suharekë më 26 mars 1999.
Emri Mosha e përafërt Gjinia

1.BERISHA, Afrim 24 Mashkull
2.BERISHA, Altin 11 Mashkull
3.BERISHA, Arta 18 Femër
4.BERISHA, Avdi 43 Mashkull
5.BERISHA, Besim 26 Mashkull
6.BERISHA, Bujar 40 Mashkull
7.BERISHA, Dafina 15 Femër
8.BERISHA, Dorentina 4 Femër 
9.BERISHA, Drilon 13 Mashkull
10.BERISHA, Edon 12 Mashkull
11.BERISHA, Eron 1 Mashkull
12.BERISHA, Fatime 37 Femër
13.BERISHA, Fatime 48 Femër
14.BERISHA, Fatmire 22 Femër
15.BERISHA, Faton 27 Mashkull
16.BERISHA, Flora 38 Femër
17.BERISHA, Hajbin 37 Mashkull
18.BERISHA, Hamdi 54 Mashkull
19.BERISHA, Hanumusha 9 Femër
20.BERISHA, Hanumusha 81 Femër
21.BERISHA, Hava 63 Femër 
22.BERISHA, Herolinda 13 Femër
23.BERISHA, Ismet 2 Mashkull
24.BERISHA, Kushtrim 11 Mashkull
25.BERISHA, Liri 24 Femër 
26.BERISHA, Majlinda 15 Femër 
27.BERISHA, Merita 10 Femër
28.BERISHA, Mevlude 26 Femër
29.BERISHA, Mihrije 26 Femër
30.BERISHA, Mirat 7 Mashkull
31.BERISHA, Musli 63 Mashkull
32.BERISHA, Nefije 54 Femër
33.BERISHA, Nexhat 43 Mashkull
34.BERISHA, Nexhmedin 37 Mashkull
35.BERISHA, Redon 1 Mashkull
36.BERISHA, Sait 83 Mashkull
37.BERISHA, Sebahate 25 Femër 
38.BERISHA, Sedat 45 Mashkull
39.BERISHA, Sherine 17 Femër 
39.BERISHA, Sofie 58 Femër
40.BERISHA, Vesel 61 Mashkull
41.BERISHA, Vlorjan 17 Mashkull
42.BERISHA, Zana 13 Femër
43.BERISHA, Zelihe 50 Femër

Kjo liste nuk asht perfundimtare

Kthehu mbrapa

Shto koment