Në ditën e sotme më 25 nëntor

25.11.2013 (komentet: 0)

1920. - Në Shkup shpërtheu greva e 120 punëtorëve rrobaqepës, të cilët kërkonin zmadhimin e mëditjes për 10 për qind dhe vendosjen e orarit tetëorësh. Punëdhënësit ishin kategorikë kundër plotësimit të kërkesave modeste të grevistëve, por megjithatë greva përfundoi me sukses të pjesërishëm.


1562. - Në Madrid lindi Feliks Lope de Vega, njëri prej shkrimtarët më të mëdhenj spanjollë të "periudhës së artë" të letërsisë spanjolle. Ndër të tjerash ka shkruajtur edhe 2.200 vepra, prej të cilat janë ruajtur më shumë se 400. Vdiq në Madrid, më 27 gusht të vitit 1635.
 
1758. - Britanikët e okupuan Senegalin.
 
1844. - Lindi inxhinieri gjerman Karl Fridrih Benc, i cili në vitin 1885 konstruktoi njërin prej automjeteve të para. E themeloi kompaninë "Benc" për përpunimin e motorëve prej benzinës dhe automjeteve.
 
1874. - Spanja shpallet monarki kushtetuese dhe në pushtet kthehet Dinastia e Burbonëve. Në 1876 u soll sipas formës kushtetutë liberale gjegjësisht kushtetutë reaksioniste-monarkiste, e cila mbeti në fuqi deri në vitin 1931.
 
 
1915. - Lindi diktatori i Kilit gjeneral Augusto Pinoçe Ugarto, i cili me ndihmën e SHBA-së në vitin 1973 me goditje ushtarake e hoqi presidentin e Kilit Salvador Alende. Nga pushteti ra pas humbjes zgjedhore në vitin 1990, por si senator i përjetshëm pati ndikim të madh deri në vitin 1998, kur u arrestua në Londër me kërkesë të Spanjës e cila kërkoi ekstradimin e tij.
 
1965. - Është kryer goditje ushtarake në Kongo. Gjenerali Mobuto e rrëzoi presidentin Kasavubu
 
1968. - Vdiq shkrimtari amerikan Apton Bill Sinkler, autor i disa romaneve me temë sociale, akte politike dhe sociale me të cilat i përshkruan ngjarjet në SHBA. Veprat: "Xhungla", "Metropoli", "Xhimi Higins", "Fundi i botës", "Ndërmjet dy botërave", "Agjenti presidencial", "Bota e cila duhet pushtuar", "Misioni presidencial".
 
1971. - Danimarka dhe Norvegjia si anëtare të para të NATO-s vendosën marrëdhënie diplomatike me Vietnamin
Verior.
1974. - Në Britani të madhe jashtë ligjit është vendosur Armata republikane terroriste irlandeze, katër ditë pas vendosjes së eksplozivit në dy pabe në Birmingam me ç'rast humbën jetën 21 persona.
 
1991. - Në Londër vdiq rok-ylli, Fredi Merkjuri (45), i cili ishte i sëmurë nga sida.
 
1998. - Kancelari Gerhard Shreder kryesonte me seancën e parë të qeverisë së Gjermanisë të mbajtur në Berlin pas Luftës së dytë botërore.
 
2005. - Presidenti palestinez Mahmud Abasa e hapi kalimin kufitar Rafa, nga Ripi i Gazës në Egjipt me çka u mundësoi palestinezëve për herë të parë nga viti 1967 të hyjnë në këtë shtet fqinj dhe përmes tij edhe më larg në botë, pa kontrollin e forcave izraelite.

Kthehu mbrapa

Shto koment