Ne diten e sotme më 22mars

22.03.2014 (komentet: 0)

Vdiq Aleksander Moisiu, aktor shqiptar.



Aleksander Moisiu lindi në qytetin e Durrësit ne vitin 1879. Prindërit e aktorit të shquar shqiptar ishin nga vende të ndryshme të shqiptare: i ati, Konstantini, ishte nga Kavaja ndërsa e ama, Amalia Di Rada, në atë kohë ndodhej në jug të Italisë. Me bashkimin e prindërve të tij aktori e kaloi pothuaj gjithë rininë e tij në qytetin e Durrësit dhe më pas në Tiranë tue u largu në moshën 20-vjechare nga Shqipëria për m'u zhvendosë së bashku me nanën dhe dy motrat e tij ne Vjenë të Austrisë. 

Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Keinz iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijunë angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Shekulli XX ishte edhe momenti kur Aleksandër Moisiu filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik. Më pas aktori i shquar shqiptar merr vendimin të zhvendoset në Pragë dhe në Berlin, ku aty përsëri ka fatin të njihet me një aktor tjetër të suksesshëm, Max Reinhardin. Pikërisht në këtë vend në Reinhard Asamble në Rusi, aktori i shquar shqiptar u vleresu me chmimin e parë nga dramaturgu dhe kritiku Anatoliy Lunacarski, për interpretimin e tij tek Odipusi. Ky vlerësim përbën edhe chmimin e parë në karrierën e madhe të Moisiut, si dhe nismën e një periudhë të re plot vlerësime e interpretime të suksesshme. 

Aktori i madh shqiptar vazhdoi të interpretojë në rolet më të spikatura të asaj kohe. "Hamlet" ne Teatrin Popullor të Vjenës në vitin 1922, "Fedia" e Leo Tolstoit dhe "The alive Cadaver" në Berlin ne 1922-in. Aleksandër Moisiu vazhdon të aktrojë vazhdimisht në veprat me të spikatura tue arrijtë majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos në veprën e famshme shekspirane "Romeo dhe Xhulieta" ne 1907-n tue lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë. Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur aj ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Filmografia:

Moisiu si Princ Kalaf, Deutsches Theater, Berlin, dhjetor 1911
"Das Schwarze Los", 1913
"Die Augen des Ole Brandis", 1913
"Kulissenzauber", 1915
"Sein einziger Sohn", 1915
"Pique Dame", 1918, me Johanna Terwin
"Der Ring der drei Wünsche", 1918
"Erborgtes Glück", 1919, me Käthe Dorsch
"Der Junge Goethe", 1919, me Käthe Dorsch
"Zwischen Tod und Leben", 1919, me Maria Zelenka
"Figaros Hochzeit", 1920, Figaro, me Hella Moja, Eduard von Winterstein, Vera Schwarz, Gertrude Welcker
"Die Nacht der Königin Isabeau", 1920, mit Fritz Kortner,
"Kean", 1921, Kean, me Camilla Horn
"Die Königsloge", 1929, Edmund Kean, me Camilla Horn
"Lorenzo de Medici", 1935


Literaturë:

Vangjel Moisiu: Alexander Moissi - Biografia në gjuhën gjermane, Tiranë 1980
Rüdiger Schaper: Moissi. Triest, Berlin, New York – Eine Schauspielerlegende. - Berlin: Argon 2000


Citate

"Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit." - Franc Kafka, shkrimtar i njohur botëror
"Hamleti është shkruar për Moisiun dhe Moisiu ka lindur për të interpretuar Hamletin, vetë ai." - Max Brod
"Unë gjeta te Moisiu aktorin e vërtetë që kërkoja." - Max Reinhard, regjisor dhe reformator i skenes gjermane
"Nepermjet interpretimit te rolit te Hamletiti, Moisiu fitoi dashurine e shikuesit francez." - Andre Antuan, reformist i teatrit francez

Kthehu mbrapa

Shto koment