Në ditën e sotme më 20 shkurt lindi

20.02.2014 (komentet: 0)

Luigj Gurakuqi (1879-1925), hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet. Hero i Popullit shqiptar.

 

Luigj Gurakuqi

Është një nga personalitetet më të shquara të levizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë. Në shkrimet e tij përdorte emrat e pendës Jakin Shkodra e Lek Gruda. Nga ana tjeter, L. Gurakuqi, si rrallë kush, përjetoi ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë. Në shumicën prej tyre qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë, madje ndër organizatorët e drejtuesit kryesor të tyre.

Më gjerësisht në Wikipedia

Kthehu mbrapa

Shto koment