Ne diten e sotme më 18 prill

18.04.2014 (komentet: 0)

te vitit 1921 lindi në Tiranë, Nermin Vlora – Falaschi



Filloi nxënien e diturive fillestare në shkollën Motrat Qiriazi dhe të mesmet në Tiranë pranë Institutit Femënor Nana Mbretneshë. Në moshë mjaft të re (17 vjeçe), njohu oficerin italian Enzo Flaschi me të cilin u martu dhe para ardhjes se komunistëve në pushtet ajo u largu me bashkëshortin e vet për në Itali.

Nermin Vlora filloi të meret me shkrime dhe përkthime që në bankat e shkollës së mesme kur përkthente poezi nga gjuha frënge dhe italiane për radion e Tiranës.

Në Itali ajo studioi shkencat juridike në dhe kështu u pajis me dituri të gjëra. Fliste disa gjuhë dhe kjo qe një pasuri tejet e vlefshme që i ndihmoi sidomos në gjurmimet e saja njëzet vjeçare mbi çeshtjen etruske ku bëri deishifrime-përkthime të kësaj gjuhe nëpërmjet të idiomave të gjuhës shqipe dhe pohonte se kjo gjuhë mund të spjegohet vetëm nëpërmjet të tyre. Kjo çështje u bë temë e rrahur nga shumë shkencëtarë të kesaj lëmie nga të cilët një pjesë pajtohej me Zonjën Nermin, disa shprehnin bindje të tyre pas anuar për ose kundër et disa e hidhnin poshtë plotësisht tezën e parashtruar të "përkthimit shqip". Puna dhe interesimi saj zgjërohet me shum sukses në lamitë e letërsisë, arkeologjisë, historisë dhe gjuhësisë dhe antropologjisë (Rëndësia e figurës së gruas në Iliri dhe Profili i grave shqiptare në histori). Shkruan në shqip dhe italisht dhe përkthen përpos nga italishtja (Ismail Bej Vlora) edhe nga anglishtja (Kujtime (Ismail Qemali).

Përndryshe, ndër veprat më të njohura përmenden (sipas vitit të botimit) :

1967 Zotëruesi i kohës ; 
1973 Nga gjysëmhëna tek hëna ; 
1979 Momente kolombiane ; 
1971 Enesërmja e Kohës ; 
1972 Kina ; 
1979 Konsiderime mbi civilizimin Çibça ; 
1984 Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët ; 
1989 Etruskishtja gjuhë e gjallë etj.

Nermin Vlora Fallaschi vdiq më 2004 duke lënë pas vetes një pasuri, një monument të gjallë shkrimesh me një vlerë të jashtëzakonshme.


ARTIKULL 1:

Zbulohet emri i babait të Nermin Vlorës

Për herë të parë në shtypin shqiptar publikohet se kush ishte babai i Nermin Vlorës. Është folur gjatë për Nermin Vlorën. Janë shkruar libra e mbajtur referate për punën e saj shkencore, hulumtime në fushën e gjuhësisë, krijimtarinë letrare-artistike dhe si publiciste. Gjithmonë ajo është prezantuar vetëm si mbesa e Ismail Qemalit, një e vërtetë e pamohueshme kjo. Por kush është babai i Nermin Vlorës, i cili nuk është përmendur kurrë, madje as nga vetë Nermini? Për herë të parë flitet publikisht për këtë fakt. Orhan Zarshati, është njeriu më i afërt i Nermin Vlorës. Ai rrëfen lidhjet e tij farefisnore që vijnë nga dy drejtime. Ai tregon se “babai im, nipi i Ismail Qemalit, i ndjeri arkitekt Adnand Zarshati e kishte Nerminin vajzën e xhaxhait (Nermini është vajza e Kolonelit Halit Bej) dhe vajzë të vajzës së tezes (Zonjës Belkiz, mbesa e Ismail Qemalit). Babai im ka qenë djali i vajzës së tretë, më të voglës, të Ismail Qemalit, Ylvijes, që vdiq në vitin 1934. Ndërsa nëna e Nerminit, Belkizi, ishte e bija e vajzës së madhe të Ismail Qemalit, e Myvedetit.

Në ç’rrethana u njoh Belkizi me babain e Nerminit dhe ku jetuan bashkë?

Belkizi u njoh dhe u lidh në Stamboll pas luftës së Parë Botërore me kolonelin e ushtrisë franceze, Halit Bej. Nga kjo lidhje u lind Nermini. Koloneli Halit Bej, ushtarak i zoti, trim dhe burrë shumë i pashëm, ashtu si edhe Belkizi, një vajzë brune e bukur, lindën vajzën e vetme, që më vonë do të ishte një grua shumë e bukur dhe e shquar, Nerminin. Koloneli Halit Bej, në periudhën e fundit të Luftës së Parë Botërore ka qenë adjutant i marshallit të famshëm Francez, komandant i trupave aleate të (Antantës) Franchet d’ Esperey, që e kishte kuntierin e shtabit të tij në Selanik. Ky marshall siguroi fitoren decizive mbi Bullgarinë në fund të vitit 1918, e cila kapitulloi.
Koloneli Halit Bej u kujdes shumë për lindjen e vajzës së tij, por nuk mundi të qëndrojë pranë familjes, i detyruar nga transferimet e ndryshme si ushtarak që ishte. Ai vdiq në Francë në vitin 1935. Myvedeti, bashkë me të bijën e saj Belkizin dhe mbesën Nermin, erdhën në atdheun e vet në Shqipëri pas vitit 1922. Fillimisht u vendosën në Vlorë, pastaj në Tiranë. Familja e saj u prit mirë në Shqipëri, u ndihmua në Tiranë nga vëllezërit e saj Et’hem Bej, Qazim Bej dhe veçanërisht vëllai i vogël, Qamil Bej Vlora.

Me çfarë të ardhurash jetonin nënë e bijë dhe mbesa në Tiranë?

Mbreti Zog u lidhi një pension, me të cilin jetuan mirë deri në pushtimin e vendit nga Italia fashiste. Familja jonë, babai im Adnani ka pasur marrëdhënie të mira farefisnie me familjen e tezes Myvedet gjatë gjithë kohëve, derisa ajo ndërroi jetë dhe Belkizi u lejua në fund të vitit 1961 të shkojë pas së bijës, Nerminit në Itali. Adnani kujdesej pas çlirimit për Myvedetin dhe Belkizin. Mbas vdekjes së Myvedetit, ai i propozoi nënës së Nerminit që të jetonte bashkë me ne, por ajo qëndroi vetëm dhe jetoi në rrugën “Budi” me qira në shtëpinë e familjes Barkaneshi. Jetonte me një ndihmë të mirë, në të holla që ia dërgonte Nermini si grua e Ambasadorit italian Renco Falaschi.

Ju jeni njeriu më i afërt i Nermin Vlorës, përse me mbiemra të ndryshëm?
Për sa i përket ndryshimit të mbiemrave mes familjes sonë dhe Nerminit, në radhë të parë kjo vjen se në Perandorinë Osmane, sidomos në periudhën e sundimit të Sulltanit, Abdyl Hamit i Dytë, nuk lejohej mbajtja zyrtare e mbiemrave. Kësisoj Myvedeti, kur erdhi nga Stambolli në Shqipëri rreth viteve 1922-1923, zgjodhi mbiemrin Vlora, si vajzë e Ismail Qemalit. Këtë mbiemër mbajtën edhe Belkizi dhe Nermini. Ndërsa familja jonë që erdhi më vonë nga Stambolli mori mbiemrin Zarshati.

Ku është varrosur gjyshja e Nermin Vlorës, vajza e madhe e Ismail Qemalit?

Varri i tezes së babait tim, Myvedet, gjyshes së Nerminit, nuk ekzistonte, nuk ishte ndërtuar. Babai im i kishte mbartur eshtrat e së ndjerës Myvedet, së bashku me eshtrat e nënës së tij Ylvije, pra të dy vajzave të Ismail Qemalit, nga ish-varrezat e vjetra “Varri i Bamit” në Tiranë, në varrezat e reja të Shish-Tufinës.

Unë, Orhan Zarshati, stërnipi i Ismal Qemalit, e ndërtova varrin e tezes Myvedet dhe gjyshes sime, duke i dhënë pamjen që ka sot, për të cilën e ndjera kushërirë Nermin më falënderoi shumë.

Kthehu mbrapa

Shto koment