Ne diten e sotme më 17 prill

17.04.2014 (komentet: 0)

Te vitit 1999 ra heroikisht në Koshare, Ismet Mustafa.



Lindi më 22 dhjetor 1970 në fshatin Cherkez të Kumanovës, Rrjedh nga një familje e varfër, por bujare e me tradita patriotike. Babai i tij kishte tre djem, Ahmetin, Ismetin, Sametin dhe një vajzë, Feriden, të cilët i rriti tue punu punë mjaft të randa .
Frymëzim i madh i Ismetit ishte edhe vepra e heroit kombëtar dhe Komandantit legjendar Ismet Jashari-Kumanova, i cili në vitin 1998 në Kleçkë të Drenicës kishte ra dëshmorë. Aj ishte një idol për shumë të rij e të reja të Kumanovës dhe rrethinës së saj, se si duhet luftuar kundër armikut. Vepra e tij kishte ndiku shumë edhe te Ismet Mustafa.
Ismet Mustafa merrë rrugë të mundimshme, së pari futet në Shqipëri, për m’iu bashku Brigadës “138 Agim Ramadani”. Së bashku me shumë shokë tjerë zhvillojnë përgatitjet e duhura ushtarake dhe luftarake dhe më pastaj hyjnë në front kundër armikut. 

Ismeti ishte burrë që nuk dinte të kthehej mbrapa. Vullneti dhe dëshira për me hy në tokën e Kosovës për me zhvillu beteja me armikun ishte e madhe. Bashkë me shumë shokë tjerë të lirisë mori pjesë nëpër beteja të ndryshme që zhvilloheshin për rreth kufirit shqiptaro-shqiptar. 
Andrra e tij e madhe ishte liria e Kosovës, liria e tokave shqiptare dhe bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët. Mirëpo me 17 Prill 1999 gjatë Betejës së Koshares kjo andërr iu këput. Në betejë ballë për ballë me armikun ra heroikisht, tue ujitë këtë tokë edhe me një pikë gjaku ma shumë. Trupi i tij i ri ra në altarin e lirisë, por aj mbeti përgjithmonë i pavdekshëm, sepse vepra e tij do të jetë mësim për gjeneratat e ardhshme. 

Trupi i tij prehet në varrezat e fshatit Çerkez të Kumanovës

Kthehu mbrapa

Shto koment