Në ditën e sotme më 1 , 2 Mars

01.03.2015 (komentet: 0)

Të vitit 1992 ,   shqiptarët në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, kishin organizuar referendumin gjithëpopullor në kërkim të Autonomisë politike e territoriale me të drejtë bashkimin me Kosovën.

23 vjet më vonë, në kujtim të kësaj vlere politike, deputeti popullor Riza Halimi, në Preshevë, mbajti një debat publik në të cilin morën pjesë përfaqësues politikë, institucionalë dhe qytetarë të shumtë të kësaj zone.

Njëzet e tri vite pas Referendumit të 1 dhe 2 mars të vitit 1992, për herë të parë në kuadër të komunikimit me votuesit, deputeti Riza Halimi, organizoi debat publik me qëllim analizimi të jetësimit të kërkesave të parashtruara në referendum. Debati u zhvillua me diskutime dhe polemika ndërkohë që nuk munguan edhe kritikat. 
Nga ana tjetër dy deputetët shqiptarë shprehën optimizmin e tyre për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në suaza të rrethanave aktuale politike dhe pretendimeve për euro integrime. 

Referendumi i 1 dhe 2 marsit, ashtu sikur lufta e lavdishme e UÇPMB-se vlerësohen ndër veprat më kapitale të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në rrugëtimin e tyre në përpjekje të përmirësimit të drejtave të mohuara. 

Kthehu mbrapa

Shto koment