Në ditën e sotme lindi në Shkodër Ndre Mjeda

20.11.2013 (komentet: 0)

Lindi në Shkodër Ndre Mjeda, shkrimtar, veprimtar patriot, doktor i shkencave të filozofisë dhe teologjisë.

Skeda:Ndre Mjeda.jpg

Lindi në Shkodër Ndre Mjeda, shkrimtar, veprimtar patriot, doktor i shkencave të filozofisë dhe teologjisë. Ai bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë "Agimi", e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Ai ka krijuar poemën "Andrra e jetës", shkroi vjershat "Shtegtari", "Malli për atdhe", "Gjuha shqype", "Bashkoniu!", disa shqipërime nga Gëtja, T. Grosi etj. Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë "Agimi" me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike. Mjeda dha ndihmesë të shënuar në lëvrimin e gjuhës letrare. Vdiq në vitin 1937

Kthehu mbrapa

Shto koment