Ne diten e sotme lindi Naum Veqilharxhi

06.12.2013 (komentet: 0)

1767 Lindi në Vithkuq të rrethit të Korçës ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkollës shqipe, Naum Veqilharxhi.

 Më 1824 nisi punën për përpilimin e një alfabeti të veçantë të shqipes me 33 shkronja, duke botuar më 1844 të parën abetare të shqipes, "Evetarin". Gjithashtu krijoi shoqërinë "Drita". Veqilharxhi u përpoq edhe të krijonte një shoqëri kulturore dhe të organizonte atdhetarët e tjerë, prandaj e helmuan në Stamboll në vitin 1846. Naum Veqilharxhi është figura më e spikatur e diasporës shqiptare në gjysmën e parë të shekullit të XIX.

Kthehu mbrapa

Shto koment