Në ditën e sotme lindi Mehmet Shehu

10.01.2014 (komentet: 0)

Mehmet Shehu komunist, luftëtar në Luftën civile të Spanjes partizan,ushtarak, kryeminsitër.Lindi më 10 janar të vitit 1913 në fshatin Çorrush të Mallakastrës, vdiq (vetvrasje) më 18 dhjetor të vitit 1981 në Tiranë, ishte politikan shqiptar, Kryeministër i Shqipërisë.

 

Mehmet Shehu

Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Më pas vazhdon Shkollën Teknike, të cilën e mbaron më 1932. Shkon në Napoli, Itali për të studiuar në Kolegjin Ushtarak. Përjashtohet për ide revolucionare nga Kolegji. Largohet nga Italia dhe kthehet në Shqipëri ku burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve. Titullohet në vitin 1937. Në dhjetor 1937 shkon në Spanjë ku merr pjesë në brigadaden e XII ndërkombëtare e quajtur Garibaldi në nder të heroit italian, e cila ishte e përbëre nga vullnetarë nga shumë vënde të botës, ai komandonte bataljonin e IV të saj. Më 1939 pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj kthehet në Francë dhe qëndron në një kamp përqëndrimi. Kthehet në Shqipëri në gusht]] 1942. Lidhet me PKSH dhe caktohet sekretar organizativ i Qarkut të Vlorës.Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka kryer një numër detyrash të rëndësishme:Shkurt 1943 komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës.Mars 1943 kandidat i K.Q.Gusht 1943 komandant i Brigadës I Sulmuese.Maj 1944 zv. komandant i Divizionit I Sulmues me gradën e kolonelit.Gusht 1944 komandant i Divizionit I Sulmues.Tetor 1944 i jepet grada gjeneral-major.Mbas çlirimit të Shqipërisë dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik. Në periudhën 1945-1946 studion në Akademinë Ushtarake "Voroshillov" në Moskë. Mbas përfundimit të studimeve ktheht në Shqipëri ku në vitin 1947 emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën 1948-1954 kryen njëkohësisht detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të punëve të brendshme. Nga viti 1954 deri në vitin 1981 është Kryeministër (Kryetari i Qeverisë).Që nga viti 1948 deri 1981 ishte anëtar i Byrosë Politike. Fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohës tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor 1981.

Kthehu mbrapa

Shto koment