Ne diten e sotme lindi Esad Mekuli
17.12.2013 (komentet: 0)
Lindi në Plavë, (Shqipëri Irr.), Esad Mekuli. Asht ndër poetët parë të Kosovës pas LDB-së. Shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për me vazhdu pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936. U regjistrua në fakultetin e veterinarisë në Universitetin e Beogradit, të cilin e vazhdoi në pastaj në Kroaci në Itali. Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin 1959.
Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë iAkademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthy nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas. Ka përkthy në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthy në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantu në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esad Mekuli ka shkru edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha.
Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.
Vepra:
Për ty – Prishtinë, 1955
Dita e re – Prishtinë, 1966
Avsha Ada – 1971
Vjersha – 1973
Brigjet – 1981
Rini e kuqe – Prishtinë, 1984
Në mes të dashurisë dhe urrejtjes – Tiranë, 1986
Dita që nuk shuhet – Prishtinë, 1989