Në ditën e sotme lindi Abdullah Tahiri

02.09.2013 (komentet: 0)

Abdullah Tahiri u lind më 2 shtator 1956 në Malishevë të Gjilanit, dëshmorë i luftës në Kosovë.


Abdullahu shkollimin fillor e ndoqi ne Malishevë, të mesmen e filloi në Gjilan dhe e përfundoi në Bujanoc kurse ate të lartë Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Fakultetin nuk e mbaroi sepse u përjashtua nga mësimi sepse ishte njëri ndër organizatorët e Demonstratave të Pranverës 1981.[1]Abdullahu është njëri prej organizatorëve të Demonstratave të vitit 1981. Për datën e 11 marsit të vitit 1981, që shumëkush mendon se ka ndodh rastësisht nuk është e vërtet sepse për këtë ditë është biseduar edhe më parë nga Abdullahu,Muhamet Pepshi , Riza Demaj,Sylë Mujaj, Ibrahim Nikqi, Bajram Kosumi e të tjerë.[1]Veprimtarisë së Abdullahut armiqtë i kishin ra në gjurmë dhe atë më 15 gusht 1998 e kishin arrestuar dhe pastaj nga burgu i Gjilanit e transferuan në ate të Dubravës nga i cili u kthy kufomë.Sot trupi i Abdullahut prehet i qetë, në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Kthehu mbrapa

Shto koment