Në ditën e sotme 6 mars

06.03.2014 (komentet: 0)

Në Liqenin e Farkës afër Tiranës ndodhi një tragjedi ku humbën jetën 16 përsona.

 Natën tue u gdhi 6 marsi 2008 barka me 16 persona në bord u mbyt në ujrat e liqenit të Farkës, në periferi të Tiranës. Një familje u shu ndërsa 5 familje të tjera humbën njerëzit e tyre ma të dashur.Ata humbën jetën tragjikisht vetëm pak minuta pasi kishin përfunduar festimet e një ditëlindjeje. Viktimat janë: Pranvera Blamo, djalin e saj Erioni, Pëllumb Hysaj, Majlinda Hysaj, Alban Hysaj, Aurela Osmani, Halil Osmani, Hatixhe Osmani, Eliona Osmani, Alket Osmani, dy binjaket 3–vjecharë Saida dhe Ejsi Osmani, Thellëza dhe Arlind Spahiu, dhe Afrim Dibra pronari i lokalit “Liqeni”, ku po darkonin viktimat atë natë. 

Vetëm 3 persona arritën t’i mbijetonin përmbytjes së varkës në të cilën atë natë kishin hipur 19 persona. Viktimat dolën në bregun tjetër të liqenit, pasi kishin përfundu darkën në restorant. Sipas policisë, shkak për mbytjen e varkës ka qenë mbipesha, por edhe një shkëndijë zjarri e krijuar nga kontakti i motorit të varkës me ujin. Mjeti, me të cilin 19 personat tentuan të dilnin në breg, mund të mbante maksimumi 7 persona.

Të mbijetuarit 

Luena Spahiu, 20 vjeçe, e lindur e banuese në Tiranë shpëtoi gjallë nga tragjedia, por la në liqen nënën, vëllain, dajën, nusen e dajës dhe djalin e dajës 

Romina Pëllumb Hysa, 17 vjeç, lindur e banuese në Berat, arriti të shpëtonte nga mbytja edhe Luenën, por humbi nënën, babanë, vëllain, hallën dhe djalin e hallës 

Beqir Sinani, 28 vjeç, lindur e banues në Elbasan, ishte shok i Alban Hysajt. Në këtë tragjedi ai humbi edhe shokun tjetër, Erjon Blamo.

6 marsi 2008 u shpall ditë zie kombtare. 

Kthehu mbrapa

Shto koment