Në ditën e sotme 5 maj

03.05.2014 (komentet: 0)

të vitit 1964 lindi në Zhegër (Shqipëri Irr.), Agim RAMADANI, luftëtar i lirisë, poet dhe piktor.


Lindi në Zhegër (Shqipëri Irr.), Agim RAMADANI, luftëtar i lirisë, poet dhe piktor.

Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë Ushtarake - drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë, i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoi si emigrant politik, mëqë me fillimin e luftës në Kroaci, aj braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 u pranu si anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

Në vitin 1998, aj iu përgjegj thirrjes së Atdheut dhe u inkuadru në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tue lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruen.

Gjatë luftës u dëshmu si strateg i naltë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin e piramidës kufitare në Koshare. 

Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, aj ra heroikisht - për mos me vdekë kurrë. Njihet me emrin konspirativ - Katana. Llogaritet si një nga herojtë ma të njohur të historisë së re shqiptare. 

Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i asht ngritë një shtatore, në të cilën janë komponu të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit - Katanës. Asht përfaqësu në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.

Ra heroikisht më 11 prill të vitit 1999, në vendin e quajtur Rrasa e Zogut.

Vepra:

'Një jetë tjetër' - Prishtinë 2002 (e botuar pas vdekjes)

Kthehu mbrapa

Shto koment