Në ditën e sotme 25 mars

25.03.2014 (komentet: 0)

të vititi 1927 vdiq Idriz Seferi



Idriz Seferi lindi në vitin 1847 në fshatin Sefer nga Karadaku e vdiq në 25 mars të vitit 1927, ishte atdhetar i dalluar, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare ku bashkë me Isa Boletinin u shndërruan në legjendat e asaj kohe, dhe jo vetëm. Idriz Seferi ka pasë familje të madhe rrjedhimisht edhe fuqi punëtore të shumtë. Që në moshë të re mori pjesë në qëndresën popullore kundër shtypjes ekonomike e kombëtare që sollën reformat e Tanzimatit. Më 1875 u burgos nga autoritetet osmane.Mori pjesë në kuvendet e në veprimet luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të asaj të Pejës.

Kthehu mbrapa

Shto koment