Në ditën e sotme 25 janar

25.01.2014 (komentet: 0)

Në ditën e sotme 25 janar në Bruksel u vra Enver Hadri

Enver Hadri (1941- 25 janar 1990) ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptareve të Kosovës. Në fillim të vitit 1972 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës në të cilën bashkëvepronin Enver Hadri, Ramadan Gashi, Riza Kadrija, Agim Rodoniqi etj..

 

 Organ i kësaj organizate ishte revista Zëri i Kosovës në gjuhën shqipe dhe frënge, përmes të cilës bëhej thirrje për bashkimin e trojeve shqiptare në përgjithësi, sidomos punohej që çështja e Kosovës të futej në agjendat e diplomacisë ndërkombëtare, si Unioni Evropian, NATO, etj,. Në Bruksel, në rrugen e Shqipërisë (Rue d'Albanie) ai formoi dhe drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Më 25 shkurt, 1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Sent Zhil (origj. Saint Gilles), Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët, Veselin Vukotiç (Veshko), Andria Lakoniç, dhe  Andria Lakoniç u vra një muaj më vonë nga bashkëatentatori i tij V. Vukotiç në një diskotekë ( NANA ) në Beograd.

Darko Ashanin u arrestua në Greqi më 1995, me ç’rast një gjykatë greke urdhëroi ekstradimin e tij në Belgjikë për gjykim, por me ndërhyrjen e Ministrit Grek te Drejtësisë Janis Potakis ai u dërgua në Serbi ku u vra më 1995. Veselin Vukotic është arrestuar në Spanjë në vitin 2006 dhe ka qenë në burg në Belgjikë deri me 19 dhjetor 2008 kur i është dorëzuar autoriteteve serbe.

Sipas policisë spanjolle, Vukotiq, përpos vrasjes së Enver Hadrit ai kishte edhe dokumente paditëse për kryetarin e Jugosllavisë Slobodan Milosevic në lidhje me vrasje të shumëta. Në vitin 2003, një dëshmitar i mbrojtur në gjykimin e Milosevic ka dëshmuar se zotëri Vukotiq ka pranuar vrasjen e Hadrit. Dëshmitari i mbrojtur ka dëshmuar prapa xhamit me ngjyrë duke thënë se: Vukotic ‘më ka treguar për likuidimin e shqiptarëve në gjithë Evropën. Ai e bërë këtë më urdhrin e shërbimit sekret jugosllav. Të fundin që e ai e ka vrarë ka qenë Hadri.

Kthehu mbrapa

Shto koment