Në ditën e sotme 18 prill

18.04.2014 (komentet: 0)

të vitit 1844 Lindi në Vlorë, Ismail Qemal VLORA

 Ismail Qemal VLORA, politikan e diplomat shqiptar. Aj bëri shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë me 28 nandor 1912.Lindi në një nga familjet e mëdha të Shqipërisë së Jugut. Ishte i biri i Mahmud Bej Vlorës dhe i Hedije Libohovës.

Fëmijëria

Pas shtypjes së Kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit (epopeja e Hekalit, Gjolekës - 1847), Mahmud bej Vlora, si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua ndërsa familja e tij u internua në Konjë, ndërsa gratë në Selanik - kur Ismail beu ishte katër vjeç. Në këtë qytet, - siç do shkruante vetë Ismail Qemali në «Kujtimet», - familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i cili kishte pasur miqësi me Mahmud beun dhe njihte personalisht familjen e Vlorajve, që nga koha kur kishte qenë konsull në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik Ismail Qemali ndoqi shkollën fillore. Më 1852, kur u liruan, Mahmud beu, «fisnik dhe idealist» &ë9472; siç e quan Eqrem bej Vlora, e regjistroi të birin në gjimnazin «Zosimea» pranë të ungjit Mustafa pashë Vlorës, në Janinë më 1855, një ndër shkollat e mesme më të përparuara në Perandorisë Osmane, e cila shquhej edhe si qendër e përhapjes së iluminizmit përparimtar europian. Mustafa Pasha ish në at kohë "Myslimme Kalemi" Mydiri, pranë të kushuririt (Ismail Pash Tepelenës) që ish bërë ndërkohë Valí. Edhe i ati, Mahmut beu nuk qëndroj dot në Vlorë. Për të përballuarë shpenzimet (Ylefet) e vullnetarvet që mblodhi (ngjarja e Grivës 1854) me urdhër të qeverisë, që nuk e pagoj, u detyrua të shesi pasurinë e fundit që i kish mbetur (çifliqet Goricë, Babicë, Novoselë, Bestrovë, Selenicë, Subënj, Picar edhe shkoi në Stamboll për të siguruarë këthimin e të hollave që kish për të marrë. Nuk bëri dot gjë. Shkoi në Athinë. Atje gjeti mbrojtjen e mbretit dhe qëndroi gati dy vjet. Vdiq në Stamboll më 1866. Në «Zosimea» Ismail Qemali ishte pari nxënës mysliman në atë kohë. Në këtë gjimnaz ai studioi greqishten e vjetër, latinisht dhe frengjisht dhe u dallua për aftësitë e tij të veçanta në matematikë. Sipas rregjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859, dhe u kthye në Vlorë. Gjatë qëndrimit në Janinë, me mesues privat, mësoi arabishten dhe persishten.

Kthehu mbrapa

Shto koment