Në ditën e sotme, 01 tetor

01.10.2013 (komentet: 0)

1895. - Në fshatin Koriljano Kalabro (Itali) me nismën e rilindasit Jeronim de Rada u mbajt Kongresi i parë i gjuhës shqipe. Morën pjesë përfaqësues të kolonive arbëreshe të Kalabrisë e Siçilisë. Kuvendi zgjodhi dhe pleqësinë që kryesohej nga De Rada

1739. - Grigori II, Matei Gjika, me origjinë nga Përmeti emërohet sundimtar i Moldavisë. Ai disa herë radhazi ka mbajtur fronin princëror në Moldavi dhe Vllahi.
1754. - Lindi Pavli I, perandor i Rusisë nga viti 1796-1801 dhe pasues i Katerinës së Madhe.
1785. - Karamahmut Pashë Bushatlliu në krye të një ushtrie të madhe ishte dislokuar në afërsi të Korçës në pritje të betejës me Kurt Pashën e Beratit, besnik i Portës së Madhe.
1795. - Belgjika bëhet pjesë e Republikës së Francës.
1800. - Sipas Traktatit të San Ildefonsos, Spanja i kthen Francës territorin e Luizianës.
.
1904. - Lindi Vladimir Horovi, një nga pianistët më të mëdhenj në botë për interpretimet e tij virtuoze. Ai ishte edhe dhëndri i Arturo Toskaninit.
1904. - Lindi fizikanti austriak, Oto Robert Frish.Ai ishte përgjegjës për punimet mbi atomin e uraniumit, të cilët çuan në zhvillimin e bombës atomike.
1908. - Në qytetin e Korçës u themelua shoqëria e muzikës dhe banda frymore "Liria" që luajtën një rol të rëndësishëm patriotik dhe kulturor në realizimin e programit të rilindjes kombëtare për çlirimin dhe emancipimin e vendit.
1908. - Vetura e modelit "T-Ford" e prodhuar nga Henri Fordi nxirret për herë të parë në treg për shitje.
1913. - Doli ne Shkoder, numri i parë i revistës "Hylli i dritës" e cila me disa ndërprerje vijoi deri në vitin 1944.
1914. - Gjatë Luftës së Parë Botërore, Turqia mbylli Dardanelet për aleatët.
1916. - Në Vlorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngritën konsullatën e tyre të parë.
1918. - Forcat arabe, me ndihmën e britanikëve të komanduar nga T.E.Lorens, morën Damaskun prej turqve.
1920. - Në Leskovik lindi projketuesi i madh i hidrocentraleve shqiptare, prof. Petrit Radovicka. Ai vdiq në Tiranë më 25 dhjetor 1991.
1921. - Shkolla e parë bujqësore në vendin tonë u hap në qytetin e Lushnjes.
1936. - Gjenerali Fransisko Franko emërohet kryetar i qeverisë nacionaliste në Spanjë.
1943. - Mbas një beteje një mujore, aleatët marrin qytetin e Napolit të Italisë.
1945. - Jusuf Gërvalla poet shqiptar dhe atdhetar i shquar lindi në Dubovik, rrethi i Deçanit. Vritet mizorisht më 17 janar 1982 në Gjermani. Ai shkroi dy përmbledhjet e tij të para dhe më të njohura "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978).
1946. - Gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës në Nyremberg dënon me vdekje 12 udhëheqës nazistë.
1947. - Në shumë krahina të vendit u hapën kurset e para ku nënat dhe motrat tona analfabete filluan të mësojnë ABC-në.
1949. - Shpallet Republika Popullore e Kinës me në krye Mao Ce Dunin.
1969. - Aeroplani anglo-francez "Konkord" bën testin e parë mbi Francë duke kaluar shpejtësinë e zërit.
1974. - Hapet në Uashington gjyqi mbi skandalin e Uotergejtit.
1982. - Helmut Kol betohet si kancelar i gjashtë i Gjermanisë Perëndimore. Ai zuri vendin e Helmut Shmidit.
1991. - Presidenti Aristid i Haitit mërgon në Venezuelë mbas grushtit të shtetit të juntës ushtarake të gjeneralit Paul Sedras.
1997. - Vdiq Gul Mohamed, njeriu më i shkurtër në botë, 56 cm i gjatë.
1999. - Parlamenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Indonezisë, që nga viti 1995 mblidhet për herë të parë.
2000. - U dha premiera e dokumentarit "Në kërkim të Hafize Leskovikut" këngëtare popullore e Shqipërisë së jugut.

Kthehu mbrapa

Shto koment