Në ditën e somte, 29 shtator

29.09.2013 (komentet: 0)

1924. - Delegacioni shqiptar, kryesuar nga Fan Noli në sesionin e Këshillit të Lidhjes së Kombeve mbrojti te drejtat e popullsise came, duke e kthyer ate ne një nga objektivat kryesore te takimit

106 p.e.s - Lindi Gnaeus Pompey Magnus, Pompei i madh, gjeneral dhe burrë shteti romak. Ai pushtoi Jeruzalemin dhe hyri triumfues ne Romë në vitin 61 p.e.s.
1555. - Në Stamboll ndërroi jetë Karamahmut Pasha, vezir i madh i perandorisë osmane me prejardhje shqiptare. Ai mbaroi shkollën e oborrit perandorak. Ishte jeniçer, dhe nga beteja në betejë u ngjit në postin më të lartë ekzekutiv të perandorisë.
1833. - Vdiq Ferdinandi i VII mbret i Spanjës, nga marsi në maj të vitit 1808 dhe 1814 deri ne vitin 1833.
1879. - Në shtëpinë e Vangjel Gjeços në Bukuresht u themelua shoqëria kombëtare e kolonisë së mërgimtarëve shqiptarë në Rumani. Sekretar i përgjithshëm i saj u zgjodh Lasgush Poradeci kurse kryetar Vangjel Gjeço.
1879. - Numri i parë i gazetës së përjavshme "Zëri i Shqipërisë" doli në Athinë e drejtuar nga  iluministi arvanitas Anastas Kullurioti. Fletorja ishte ndër organet e para të shtypit shqiptar të rilindjes dhe trajtonte probleme politike, shoqërore dhe kulturore.
1902. - U lind në Shkodër kardinali i parë shqiptar, Mikel Koliqi. Studjoi teologji, ne Milano. Në prill të 1936-s u caktua famulltar i Shkodrës. Kjo është edhe periudha e artë e krijimtarisë së tij muzikore. Ai vuri bazat e melodramës shqiptare me tre melodrama.. "Rozafa", "Rrethimi i Shkodrës", "Ruba e kuqe". Më 2 shkurt 1945 u burgos nga regjimi komunist, për të kaluar 38 vjet në burgjet komuniste,deri 84 vjeç. U lirua ne vitet e demokracise dhe nisi te ushtronte detyrën e familltarit të Shkodrës. Në janar 1992 Ati i Shenjtë e emëroi ipeshkv. Vdiq në Shkodër më 28 janar 1996 në moshën 94- vjeçare.
1911. - Italia i shpall luftë Turqisë në lidhje me zotërimin e Tripolitanias, një provincë në mbretërinë e Libisë.
1913. - Rudolf Dizel, shpikësi francez i motorit me djegie të brendshme, diezel, zhduket në det duke u mbytur në kanalin La Mansh.
1918. - Bullgaria nënshkruan nje armëpushim me aleatët në Luften e Parë Botërore.
1921. - Ka lindur ne Korçe nacionalisti, Tomorr Tefik Lamçe. Studimet e larta i kreu ne Itali. Militoi ne radhet te Rinise Nacionaliste te Ballit Kombetar. Kjo ndikoi qe te vuante prej regjimit komunit 30 vite burg, e me pas te internohet. Vitet e fundit te jetes, i kaloi prane djemve te tij, deri sa vdiq me 15 prill,1994.
.
1930. - Në Bilisht të Devollit u lind instrumentisti popullor virtuoz Jashar Kovaçi. Shkolla e tij muzikore ishte familja ku mësoi të luajë në shumë vegla popullore dhe para së gjithash në fyej të ndryshëm. Por kulmin e arriti në interpretimin në klarinetë. Jashar Kovaçi ka përhapur këngët dhe meloditë popullore në tërë jugun e Shqipërisë por qëndra kryesore e veprimtarisë mbetet Pogradeci.
1938. - Franca, Gjermania, Italia dhe Britania nënshkruan marreveshjen e Mynihut, sipas së cilës, krahina gjermanisht-folese e sudeteve në Çekosllavaki i dorëzohet Gjermanisë naziste.
1942. - Nacionaliste te drejtuar nga Mit'hat Frasheri, krijuan Ballin Kombetar. Ne Tirane do te qarkullonte trakti i pare jokomunist, dekalogu i mirenjohur i "Ballit Kombetar" me thirrjen per bashkim gjithekombetar kunder pushtuesit italian. Ne perberje te qarkorit te Ballit per Tiranen, ishin Halim Begeja, Hamit Shehu, Sulejman Lleshi e Abdulla Shehri.
1943. - Lindi Lek Valesa, ish- president i Polonisë dhe udhëheqësi i sindikatës së solidaritetit.
1950. - Gjenerali Dagllas Nebartur i dorëzon qytetin e Seulit, presidentit të Korese  së Jugut, Sigmon Ri.
1961. - Siria shkëputet nga Republika e Bashkuar Arabe, duke formuar republiken e pavarur arabe te Sirisë.
1970. - Zv/ presidenti i Egjiptit, Anvar Sadet, bën betimin si president i vendit, pas vdekjes se Gamel Abdel Nasar.
1972. - Kina dhe Japonia bien dakord për të vendosur marrëdhënie diplomatike midis tyre.
1985. - Për herë të parë në Francë nisi si veprimtari ndërkombëtare, Ditët e hapura për monumentet historike.
1988. - Lëshohet në hapësirë anija kozmike 'Discovery'. Ky ishte misioni i parë pas shpërthimit të anijes kozmike "Challenger" në janar të vitit 1986.
1993. - Në Aruba, shteti i ishujve Karaibe, Republika e Maqedonisë është pranuar anëtare e barabartë e Interpolit, organizatë ndërkombëtare e policive kriminalistike.
1993. - Udhëheqësi veteran komunist, George Marchais, një nga komunistët e fundit fanatikë në Europë, pas një periudhe prej dy dekadash në krye të partise Komuniste franceze, njoftoi tërheqjen e tij nga politika për arsye shëndeti.
1995. - Mercenarë të udhëhequr nga një ushtarak francez, i quajtur Bob Denar, marrin pushtetin në Komoro. Kjo u arrit mbasi ata mundën trupat qeveritare, të cilat ishin pajisur keq nga ana ushtarake.
2003. - Gjyshi i botës, sipas rekordit Gines, japonezi Yukichi Chuganji, vdiq në moshën 114-vjeçare, në ishullin jugor të Kyushu.

Kthehu mbrapa

Shto koment