Ndodhi në ditën e sotme më 2 prill

02.04.2014 (komentet: 0)

Nata e 1 dhe 2 prillit 1999 mbetet një nga netët më të tmerrshme të Lagjes së Parë në Gjakovë, kur u masakrunë nga forcat serbe mbi gjashtëdhjetë shqiptarë.



Me 2 prill 1999 vetëm në një shtëpi në Gjakovë u vranë 20 shqiptarë. Përafërsisht në orët e vona të mbrëmjes të datës 1 prill 1999 dhe duke vazhduar në orët e hershme të mëngjesit të 2 prillit 1999, forcat pushtuese serbe filluan një aksion kundër lagjes Qerimi të Gjakovës. 

-Gjatë një periudhe prej disa orësh, forcat cetnike serbe hynë me forcë në shtëpitë e shqiptarëve të në lagjen Qerimi, vranë banorët dhe u vunë zjarr shtëpive. Dhjetëra shtëpi u shkatërruan dhe mbi 50 persona u vranë. 

Për shembull, në një shtëpi në Rrugën Millosh Gilliq Nr. 157, forcat serbe pushkatuan njerëzit që ishin brenda dhe pastaj i vunë zjarrin shtëpisë. Si pasojë e pushkatimeve dhe e zjarreve të ndezura nga forcat cetnike serbe vetëm në këtë vend, u vranë 20 shqiptarë, duke përfshirë 19 gra dhe fëmijë.

Kriminelet serbe më 2 prill 1999 vrane keta shqiptare...!!

Emri Mosha e përafërt Gjinia

1.CAKA, Dalina 14 Femër
2.CAKA, Delvina 6 Femër
3.CAKA, Diona 2 Femër
4.CAKA, Valbona 34 Femër
5.GASHI, Hysen 50 Mashkull
6.HAXHIAVDIA, Doruntina 8 Femër
7.HAXHIAVDIA, Egzon 5 Mashkull
8.HAXHIAVDIA, Rina 4 Femër
9.HAXHIAVDIA, Valbona 38 Femër
10.HOXHA, Flaka 15 Femër
11.HOXHA, Shahindere 55 Femër
12.NUÇI, Manushe 50 Femër
13.NUÇI, Shirine 70 Femër
14.VEJSA, Arlind 5 Mashkull
15.VEJSA, Dorina 10 Femër
16.VEJSA, Fetije 60 Femër
17.VEJSA, Marigona 8 Femër
18.VEJSA, Rita 2 Femër
19.VEJSA, Sihana 8 Femër
20.VEJSA, Tringa 30 Femër

Kthehu mbrapa

Shto koment