Ndodhi në ditën e sotme më 18 janar

18.01.2014 (komentet: 0)

1991 Doli për herë të parë në Prishtinë gazeta e përditshme në gjuhën shqipe "Bujku". Ajo filloi të botohet në Kosovë, në një kohë kur ishte ndaluar dalja e gazetës shqipe "Rilindja" dhe kur ishte mbyllur brutalisht Radio- Televizioni i Prishtin...


1878
Ushtritë malazeze pushtuan Ulqinin dhe një javë më vonë dolën në brigjet e liqenit të Shkodrës e të lumit të Bunës. Këto sulme pasuan panikun që pushtoi perandorinë osmane, kur situata në front u përmbys e ushtritë ruse përparuan deri në pe...

1915
U botua në Kostancë gazeta politike shoqërore, organ i shqiptarëve të Rumanisë "Flamur i Shqipërisë". Ajo vijoi me 24 numra deri në vitin 1916 dhe botohej në gjuhën shqipe dhe rumune. Botimi i saj ishte i rëndësishëm pasi mbrojti tërësinë ...
1918
Ish presidenti i ShBA-së, Wilson, duke u bazuar në të drejtën e çdo vendi për vetëvendosje nuk lejoi copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Falë këtij qëndrimi Shqipëria e sotme u njoh ndërkombëtarisht shtet i pavarur.

1535
Francisco PIZZARROJA themeloi qytetin e Limës. Lima është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Perusë. Ajo është e vendosur në luginat e lumejve Cillon, Rimak dhe Lurin, në bregdet të Oqeanit Paqësor....
1778
James COOKU ishte evropiani i parë që zbuloi ishujt Havai, të cilët i emëroi "Ishujt Sanduiç".Cooku ishte një hulumtues, lundrues dhe hartograf britanik, i cili u ngrit në shkallën e kapitenit në Flot...
1919
U çel zyrtarisht në Paris Konferenca e Paqes, Konferencë e shteteve fituese të Luftës I Botërore për t'iu diktuar vendeve të mundura kushtet e paqes dhe rindarjen e kolonive dhe sferave të ndikimit. ...

1919
U botua në qytetin e Shkodrës gazeta "Populli", një organ politik dhe shoqëror në gjuhën shqipe, pjesërisht edhe në frëngjisht. E drejtuar nga Salih Nivica ajo vijoi me 77 numra deri në vitin 1920. Gazeta parashtroi problemin e zhvillimit në Shqipëri të një lëvizje politike, ekonomike, shoqërore e kulturore mbi themele demokratike-kombëtare.

1900
Lindi në Luaras të Kolonjës, atdhetari dhe shkrimtari Skënder Luarasi. Ka studiuar në Robert Kolegj, pastaj në SHBA dhe Austri. Punoi si mësues, redaktor, përkthyes dhe pedagog në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Tërë jetën u dallua si luftëtar i palodhur për liri qytetare, kombëtare dhe intelektuale. Disa nga veprat e tij janë: "Agimi i lirisë", "Kolonel Thomson", komedia "7 Prill", etj. Ka përkthyer veprat "Mbreti Lir", "Rikardi i III", "Tregtari i Venedikut", etj. 

Skënder Luarasi vdiq në Tiranë më 27 maj 1982.


1923
Lindi në Dibër Lutfi Rusi, prozator shqiptar nga Maqedonia. Veprat e tij më të njohura janë: "Tregimet partizane", "Ibe Palikuqa" "Dy shokë", "Dyshimi", "Liman Kaba" dhe "Shurdhmemeci". Vdiq në Shkup 28 shkurt 1981....
1935
Lindi në Durrës politikani, shkrimtari, humanisti, Pjetër Arbnori. Kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në 1961 u arrestua për motive politike dhe u lirua nga burgu në vitin 1989. Në dhjetor 1990 u zgjodh kryetar i Partisë Demok...
1991
Doli për herë të parë në Prishtinë gazeta e përditshme në gjuhën shqipe "Bujku". Ajo filloi të botohet në Kosovë, në një kohë kur ishte ndaluar dalja e gazetës shqipe "Rilindja" dhe kur ishte mbyllur brutalisht Radio- Televizioni i Prishtinës. Kjo gazetë doli si rezistencë e shqiptarëve kundër dhunës serbe në Kosovë, si përgjigje e territ informativ mbi Kosovë e për Kosovën.
2002
Me iniciativën dhe punën e Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal (Kanada) u themelua shkolla shqipe "Nënë Tereza"....

Kthehu mbrapa

Shto koment