Ndodhi ne diten e sotme

28.11.2013 (komentet: 0)

1444 Gjergj KASTRIOTI - SKENDERBEU ngriti në Krujë flamurin e Kastriotëve, shkabën e zezë dykrenore në fushë të kuqe me të cilën nisi luftën e shqiptarëve kundër pushtimit otoman. Ky flamur u ngrit sërish, në po këtë datë, me 1912 në Vlorë nga Ismail Vlora.

 

1884

Lindi Ali Asllani, në Vajzë të Vlorës. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin "Zosimea" në vitin 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Në vitin 1908 zavëndësoi për tre muj nënprefektin e Delvinës dhe u kthy përsëri në Janinë. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit "Bashkimi". Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke. Madje u dha urdhër të internohej në Halep të Sirisë. Mundi me i shpëtu internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit "Bashkimi" të Janinës.

Në vitin 1910 u kthy në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emëru sërish nënprefekt, por me kusht që me punu në viset joshqiptare. Deri në 1912 punoi si nënprefekt në Akseqi, Ellgen dhe Boskër të Vilajetit të Konjës në Anadoll.

Mbas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914. Më pas punoi për disa kohë si nënprefekt i Fierit e kajmekan i Ballshit. Pas largimit të Princ Vidit shkoi disa kohë në Itali e u kthy sërish ku administrata lokale e caktoi sekretar të përgjithshëm (10 nëntor, 1915 - 1 janar, 1917). Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por, meqenëse kundërshtoi pushtimin, u pushu nga puna. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 - 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Më pas u caktu konsull në Triestë, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emëru "Zëvëndës i ngarkuar me punë" në Sofje e më pas, po aty, "sekretar i parë" dhe "i ngarkuar me punë". 

Në vitet 1930 - 1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek. Më 1934 përsëri asht kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku u emëru anëtar i Këshillit të Lartë në Tiranë. Pak kohë më pas u largu nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës. Pas çlirimit asht ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre ma vonë.
Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966.

Ka botu vjersha që në moshë të re. U ba i njohur me poemën "Hanko - Halla" që u botu në vitin 1942. Pak vite para vdekjes mundën të botohen disa libra të tij dhe iu lidh një pension i vogël. Ndër librat e botuar në vitet 1960 - 66 mujmë me i përmendë:

"Vidi - vidi pëllumbeshë" (1960),
"Shqipëria kryesorja" (1961),
"Vajzat dhe dallëndyshet" (1964),
"Kur merr zjarr rrufeja" (1966) dhe pas vdekjes iu botua
"Poezia shqipe" 1973.

Është autori i këngës së njohur "Vlora, Vlora".

Pas viteve 90 iu botuan disa libra si:
"Poezi të zgjedhura" në 1996, dhe
"Vidi, vidi pëllumbeshë" në 1999.

1912

U shpall pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Vlora.

 

1937

Lindi shkrimtari, gazetari dhe skenaristi i disa filmave të njohur, Anastas Kondo. 

Pasi mbaroi Politeknikumin e Tiranës vazhdoi studimet e larta në Shën Peterburg, në Rusi, ku u diplomua si inxhinier Paleontolog. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë në Institutin e Studimeve Gjeologjike të Naftës në Kuçovë, e më pas në Fier. Eshtë autor i disa teksteve e studimeve shkencore, që hodhën themelet e shkencës së Mikropaleontologjisë në vendin tonë. Ai njihet gjithashtu si shkrimtar, gazetar e skenarist i një sërë filmash. Ndër vëllimet e tij me tregime veçohen: "Ura", "Kur mbaron e vdes burri", "Portat e diellit", "Pse e vranë Odisenë", "Kio", "Njerëz dhe gurë", "Kur zbardhi një ditë". Disa filma janë realizuar me skenar të tij si "Misioni përtej detit", "Dimri i madh", "Kur zbardhi një ditë", "Partizani i vogël Velo", etj.

Vdiq me 19 maj 2006.

 

1940

Ndodhën protesta e shqiptarëve për pushtimin grek.

Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen. 

Shifrat e terrorit ndaj çamëve gjatë vitit 1940 

Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë. 

1944

Kapidani i Mirditës, Gjon Markagjoni bashkë me djalin e tij Ndue Gjomarkun u arratisën nga Shqipëria dhe shkunë në Merano (Itali).

`1944

Nga Shqipëria Administrative u largu edhe ushtari i fundit hitlerian dhe trupat komuniste morën kontrollin e pushtetit.

1955

Lindi në Prekaz të Poshtëm (Shqipëri Irredentiste), Adem JASHARI, komandant legjendar dhe hero i rezistencës së armatosur kundër Serbisë. Ishte vizionar dhe e pa se zgjidhja e chashtjes së nuk mun bahej me mjete paqësore. Nisi punën e organizmit me një numër të vogël familjarësh e shokësh. Shkoi për me u stërvitë në Shqipëri ku u arrestu nga regjimi i asaj kohe. 

U kthy në Kosovë dhe vazhdoi mënyrën e tij të rezistencës. Me 5 mars 1998 kullat e Jasharëve u rrethunë për herë të tretë. Nisi beteja e ashpër dhe e pabarabartë. Në betejën që zgjati dy ditë u vranë 58 veta. Ndër ta edhe vetë Adem Jashari.

1993

Në Prishtinë del numri i parë i revistës SHPRESA, ku do dalin 84 numra deri më 2006, pastaj nga Shtëpia Botuese SHPRESA do të botohen 66 libra të llojllojshme.

1997

U ba paraqitja e parë publike e UChK-së. Ushtarët e UChK-së që dolën publikisht të veshur me uniforma ushtarake ishin: Mujë KRASNIQI, Daut HARADINAJ dhe Rexhep SELIMI.

1998

Kushtetuta e Shqipërisë u adoptu më 28 nëntor 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike".

Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv. 

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përbahet nga Preambula, ku paraqiten motivet e nxjerrjes së kushtetutës dhe aspiratat e kombit shqiptar për të ardhmen, si dhe tetëmbëdhjetë pjesë që mbulojnë parimet themelore, kartën e të drejtave, degët e qeverisë, institucionet e pavarura, forcat e armatosura, si dhe dispozitat kalimtare.

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment