Ndodhi në diten e sotme

25.09.2013 (komentet: 0)

622 - Muhammedi kompletoi emigrimin nga Mekka në Medinë.

  • MqenaCD copy.jpg
    1493 - Christopher Columbus niset për udhëtimin e dytë në Botën e Re.
    1664 - Holandezët iu dorëzojnë New Amsterdam-in Anglezëve.
    1789 - Në SHBA krijohet Gjyqi Suprem dhe thërret në jetë institucionin e Avokatit të popullit.
    1789 - Në SHBA krijohet departamenti i zyrave të Postës.
    1841 - Sulltani i Brunei-t ju jep Sarawak-un Britanikëve.
    1852 - Prezantimi i parë i një anije fluturuese.
    1869 - "E premtja e Zezë": Rënja e çmimit të arit pasi që Jay Gould dhe James Fisk tentojnë të marrin kontrollin mbi tregun.1903 - Edmund Barton zëvendësohet dhe si Kryeministër i Australisë vie Alfred Deakin.
    1906 - Kryetari i SHBA-ve Theodore Roosevelt proklamon Monumetin Kombëtar "Devils Tower".
    1948 - Themelohet kompania e motoçikletave "Honda".
    1957 - Kryetari i SHBA-ve Dwight D. Eisenhower dërgon trupa të gardës nacionale të SHBA-ve në Little Rock, Arkansas, për të çmilitarizuar separatistët.
    1962 - Gjyqi i Apeleve në SHBA urdhëroi njohjen e James Meredith nga Universitetit të Misisipit.
    1966 - Star Trek - u emertua seria e parë e këtij seriali të njohur.
    1973 - Guineja Bizare shpall pavarësinë nga Portugalia.
    1978 - Zvicerranet votuan për themelimin e kantonit Jura . Kantoni i cili u nda nga ai i Bernës. Ky ka qenë ndryshimi i fundit teritorial në Zvicer.
    1988 - Olimpiada Verore: Ben Johnson mund Carl Lewis-in dhe Linford Christie-në në garën 100 metra dhe vuri rekordin 9.79 sekonda. Më vonë deklarohet si i diskualifikuar për shkak të dopingut.
    1991 - Nirvana hedh në treg albumin Nevermind.
    2004 - Uragani Ivan shkatërron pjesë të Texas-it dhe zhduket diku në malet veriore.
    2005 - Uragani Rita rrafshon SHBA-në, zhduk Beaumont, Texas dhe disa pjesë të Louisiana-së.
    2006 - Në Michigan, SHBA ngritet permendorja e Skenderbeut
  • 2006 - vdiq Muharrem Qena ( qershor 1930 - 24 shtator 2006 në Prishtinë) shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar nga Kosova 
  • Muharrem Qena, lindi në qershor të vitit 1930ne Mitrovicë dhe vdiq më 24 shtator të vitit 2006ne Prishtinë, ishte shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar.Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries - Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave. Ka tri vajza, një djalë dhe pesë nipa.Muharrem Qena vdiq më 25 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjërë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale

Kthehu mbrapa

Shto koment