Ndodhi në ditën e sotme, 8 tetor

08.10.2013 (komentet: 0)

2005. - Në tërmetin me fuqi shkatërruese prej 7,6 ballë sipas shkallës së Rihterit i cili i goditi Pakistanin dhe Indinë, jetën e humbën rreth 75.000 njerëz, ndërsa më shumë se 10.000 ishin të lënduar.

1354. - Kola di Rienco, tribuni i Romës, u vra nga një turmë njerëzish. Ai u përpoq të ndihmonte të varfrit në Romë, por fitoi armiqësinë e fisnikëve.
1467. - Johani, mbreti i Aragonës, Siçilisë, Jeruzalemit dhe Valencias shpërbleu me dekret mbretëror disa princa shqiptarë me toka për ndihmesën që kishin dhënë në luftë kundër turqve dhe për shtypjen e trazirave kundër Ferdinandit.
1469. - Vdiq piktori fiorentin Fra Filipo Lipi. Ai ishte një nga piktorët e mëdhenj të Rilindjes Italiane dhe mësues i Botiçelit.
1856. - Policia kineze rrethoi anijen britanike "Arou", duke arrestuar kështu 12 kinezë të ekuipazhit me akuzën për pirateri dhe ulën flamurin britanik. Ky incident çoi në fillimin e Luftës së II anglo-kineze.
1871. - Shpërtheu zjarri i madh i Çikagos. Sipas një legjende, një lopë rrëzoi një fener në mullarin e zonjës Oliri. Si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjetën vdekjen 300 vetë dhe 90 mijë të tjerë mbetën pa shtëpi.
1887.  - Lindi publicisti dhe fotografii atdhetar nga Durrësi, Stefan Kaçulini. Ishte ndër korrespondentët e parë të gazetës "Bashkimi i kombit" të Manastirit. Emri apo pseudonimi i tij ndeshet edhe në organe të tilla si "Liria", "Shkreptima", "Zgjimi", "Liria e Shqipërisë", etj. Stefan Kaçulini është edhe fotografi i parë i Durrësit.  
1895. - Lindi Huan Peron, politikan dhe gjeneral argjentinas. Ai ishte President i Argjentinës nga viti 1946-'55, vit kur u rrëzua nga pushteti me grusht shteti. Në vitin 1973 ai u rithirr nga mërgimi dhe u rizgjodh president. Huan Peron vdiq në vitin 1974.
1895. - U lind në Burgajet të Matit, Ahmet Bej Zogu, mbreti Zog. Politikani shqiptar ka qenë Ministër i Brendshëm, Kryeministër i Shqipërisë, President dhe mbreti i parë i Shqipërisë nga 1928 deri më 1939. Më 1 shtator 1928, krijohet monarkia shqiptare me Ahmet Zogun mbret. Në dhjetor të po këtij viti miratohet Statuti Themeltar i Monarkisë, e cila e shpallte Shqipërinë: "Monarki parlamentare, demokratike dhe të trashëgueshme." Mbreti Zog vdiq më 9 Prill 1961 në Paris.
1912. - Forcat malazeze sulmuan Shkodrën,qyteti  më i madh i Shqipërisë së Veriut, me një popullsi prej rreth 36 mijë banorësh dhe një nyje me rëndësi ekonomike, ushtarake e kulturore ballkanike. Në Shkodër ishin vendosur konsullatat e disa vendeve, si ajo e Austro-Hungarisë, Rusisë, Greqisë e Italisë.
1912. - Osman Balja, i derguari i Esat Pashë Toptanit, qëlloi për vdekje gjeneralin e ushtrisë turke Hasan Riza Pashën, veliu i Shkodrës. Kjo bëri që forcat turke të tërhiqeshin nga qyteti verior dhe komandën e mori Esat Pasha.
1912. - Krajli i Malit të Zi lëshoi predhën e parë kundër fortesave kufitare me Shqipërinë dhe i shpalli luftë Turqisë. Stambolli nga ana e vet nëntë ditë më vonë i shpalli luftë Bullgarisë dhe Serbisë dhe dy ditë më vonë edhe Greqisë. Kështu filloi Lufta e Parë Ballkanike.
1913. - Populli i Elbasanit i mbledhur në një miting, i drejtoi një telegram kryesisë së Konferencës së Londrës dhe konsujve të Fuqive të mëdha në Shqipëri, me anë të së cilit protestonte për aneksimin e Çamërisë nga shovinistët grekë.
1921. - Parlamenti shqiptar ratifikoi tre dokumenta të rëndësishëm të së drejtës ndërkombëtare; Konventën dhe statutin mbi lirinë e tranzitit, konventën dhe statutin mbi regjimin e lundrimit të rrugëve ajrore me interes ndërkombëtar dhe deklaratën për njohjen e të drejtës së flamurit për shtetet që nuk kanë kufij detarë. Aktet e mësipërme janë në fuqi edhe sot.
1921.  - U nda nga jeta shkrimtari dhe studiuesi arbëresh Mikel Makjanoi.
1937.  - U zhvillua në Tiranë kampionati i atletikës së lehtë. Në të merrnin pjesë disa nga sportistët më të njohur të kohës si Sabit Çoku, Feti Dizdari, Rakip Lohja, Rexhep Zhari, Koço Dhrami, Gaqo Isaku, Sandër Kraja, Luigj Shala dhe Selman Stërmasi.  
1948.  - U themelua në Kosovë Këshilli iniciator për lojrat sportive.
1952. - 112 vetë gjetën vdekjen dhe mbi 200 të tjerë u plagosën gjatë përplasjes së tre trenave në veriperëndim të Londrës.
1953. - Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen e trupave të tyre nga territori i lirë i Triestes, duke ia kaluar kontrollin palës italiane.
1968. - U zhvillua në Gjirokastër Festivali i parë folklorik në vendin tonë.
1970. - Romancieri rus, Aleksandër Solzhenicin, fitoi çmimin 'Nobel' për letërsi.
1982. - Parlamenti polak shpërndau 'Solidarnostin', duke i dhënë fund kështu eksperimentit të parë në Europën Lindore të sindikatave të lira.
1993. - Asambleja e Përgjithshme e OKB-së hoqi pothuajse të gjitha sanksionet ekonomike nga Afrika e Jugut, sanksione të cilat ishin vendosur në vitin 1960 për shkak të politikës raciste të aparteidit të ndjekur nga Pretoria.
1998.  - Universiteti anglez i Kembrixhit e shpalli këngëtaren tonë të talentuar, Vaçe Zela, gruaja e vitit.
1998. - Dhoma e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aprovoi 'empeachment" ndaj Presidentit amerikan Bill Klinton. Ky ishte rasti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1999. - Një gjykatë britanike vendosi që ish- diktatori kilian, Augusto Pinoçeti, të ekstradohej në Spanjë për t'u përballur me akuzat lidhur me torturat e kryera gjatë sundimit të tij.
2001. - Një aeroplan sirian me funksionarë, mjekë dhe materiale mjekësore ateroi në Bagdad. Pas dy dekadave ky ishte fluturimi i parë i aeroplanit nga Damasku në kryeqytetin e fqiut Irakut.

Kthehu mbrapa

Shto koment