Ndodhi ne diten e sotme 27 shtator

27.09.2013 (komentet: 0)

2010 - Fatmir Sejdiu jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Republikës së Kosovës pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese se ai ka bërë shkelje të Kushtetutës

 

1601. - Lindi Louis XIII, mbret i Francës në vitet 1610-1643 dhe një nga monarkët më të fuqishëm në Europë.
1722. - Lindi Samuel Adams, patriot i Luftës Revolucionare amerikane.
1783. - Lindi Augustin Iturbide, lider revolucionar meksikan. Ai e shpalli veten Perandori Agustini I në 1822, por u detyrua të abdikojë nga froni në 1823.
1825. - U përurua hekurudha e parë publike e trenave me avull në Anglinë veriore.
1862. - Lindi Louis Botha, ushtar dhe burrë shteti i Afrikës Jugore. Ai u bë kryeministri i parë i Unionit të Afrikës Jugore më 1910-1919.
1891. - Vdiq novelisti dhe shkrimtari rus Ivan Aleksandrovich Goncharov. Vepra e tij "Oblamov" njihet si një nga novelat më të famshme ruse.
1907. - U lind ne Shkoder kirurgu me përmasa botërore Frederik Shiroka. Pas diplomimit ne Austri, studentit të shkëlqyer shqiptar, iu propozua të qëndronte në Universitetin dhe klinikat e Gracit por ai preferoi Shqipërinë. Per më shumë se dy dekada punoi pa u kursyer, luftoi me vdekjen për të shpëtuar jetën e bashkatdhetarëve të vet. Studjoi dhe zbatoi metodat më të reja kirurgjikale.
1908. - Në Selanik doli numri i parë i gazetës së revolucionarëve maqedonas "Edinstvo", që dilte nën redaktimin e Dimitar Vllahovit.
1909. - Në qytetin e Korçës u formua shoqëria e Mësonjtorëve shqiptarë "Përparimi", sipas vendimeve të Kongresit të Elbasanit. Kishte për qëllim të ndihmonte arsimin kombëtar, të siguronte fonde për mbajtjen e shkollës Normale të Elbasanit dhe të hapte shkolla të reja shqiptare.
1913. - Kryengritësit dibranë njoftonin qeverinë e Vlorës për çlirimin e Gjakovës dhe luftimet e ashpra që zhvilloheshin në Prizrenin e rrethuar prej tyre. Serbët nën presionin e kryengritësve ishin të detyruar të lironin Ohrin dhe Strugën.
1915. - Vdiq novelisti dramaturgu dhe poeti francez Remy de Gourmont. Mes veprave të tij radhiten edhe "Kuajt e Diomedës" dhe "Një zemër e virgjër".
1917. - Vdiq Hilaire-Germaine-Edgar Degas, artiste franceze.
1919. - Vdiq Adelina Patti, sopranoja italo-spanjolle. Si një nga sopranot më të paguara të asaj kohe ajo vazhdoi të jepte koncerte edhe në moshën 71 vjeçare.
1920. - Në Krushevë lindi Taki Hrisik, kompozitor dhe pedagog muzikor. Vdiq në Shkup, më 15 nëntor 1983.
1922. - Mbreti Konstantini I i Greqisë abdikoi nga froni. Ai e shpalli Greqinë neutrale në fillimluftën e parë botërore, gjë që i bëri kundërshtarët e tij dhe aleatët perëndimorë ta rrëzonin në 1917. Në 1922 një revoltë ushtarake i kushtoi atij humbjen e fronit përfundimisht.
1937. - Dr. Xhanfize Frashëri e diplomuar për mjekësi në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u kthye në Tiranë dhe hapi klinikën e parë private për sëmundjet gjinekologjike dhe pediatrike. Ajo ishte mjekja e parë në vendin tonë.
1939. - Në Luftën e Dytë Botërore, Varshava u dorëzua para ushtrisë gjermane pas 3 ditësh nën bombardim të vazhdueshëm.
1940. - U nënshkrua në Berlin një pakt 3 palësh ushtarak dhe ekonomik mes Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, pakt i cili forconte aleancën e Aksit.
1944. - Vdiq Petro Poga, atdhetar, veprimtar i çështjes kombëtare. Ai u lind ne Gjirokastër më 1850. U diplomua në Universitetin e Stambollit për drejtësi. Ishte ndër themeluesit e gazetës "Drita" të Stambollit. Me kthimin në atdhe më 1906 kontribuoi në përhapjen e çështjes kombëtare. Në Qeverinë e Ismail Qemalit u zgjodh ministër drejtësie duke mbajtur dhe detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Edhe Qeveria e Princ Vidit e zgjodhi Ministër të Drejtësisë. Petro Poga mori pjesë aktive në hartimin e Legjislacionit shqiptar deri edhe të Kushtetutës së mbretërisë në 1928. Vitet e fundit të jetës i kaloi në vendlindje, ku edhe vdiq.
1947. - U ekzekutua inxhinieri i minierave Sulo Klosi. Pasi diplomohet në Universitetin e Strasburgut për shumë vite punoi si kryeinxhinier në Rubik. Pas çlirimit u emërua drejtor i Drejtorisë së Minierave ku punoi deri sa u arrestua dhe u dënua me vdekje.
1961. - Sierra Leone u pranua në Shtetet e Bashkuara.
1964. - Pas një hetimi 10 mujor Komisioni Warren në SHBA përfundoi raportin e tij duke konkluduar se Lee Harvey Oswald duhej të ngarkohej me akuzën e vrasjes së presidentit amerikan John F.Kennedy.
1968. - Antonio Salazar dha dorëheqjen si kryeministër i Portugalisë. Në vitin 1932 ai institucionalizoi një kushtetutë të re që e shpalli Portugalinë shtet autoritar.
1970. - Mbreti i Jordanisë Hussein dhe lideri i Lëvizjes për Liri të Palestinës nënshkruan një marrëveshje në Kairo për përfundimin e luftës në Jordani.
1982. - Në qendrën studentore në Prishtinë u mbajt takimi i parë i arsimtarëve veteranë të Kosovës. Pjesëmarrësit zgjodhën kryesinë e organizatës së tyre me kryetar Beqir Kastratin.
1991. - Në Kosovë u zhvillua referendumi për pavarësinë e vendit. Shumica e votuesve u shprehën për pavarësinë e Kosovës.
1990. - Karlos Melancia, guvernator i territorit kinez të Makaos dha dorëheqjen pas një hetimi zyrtar që e akuzoi atë për përfshirje në korrupsion.
1990. - Britania dhe Irani rivendosën marrëdhëniet diplomatike, të shkëputura në mars të 1989 pas botimit të novelës së autorit britanik Salman Rushdie "Vargjet Satanike".
1993. - Republika e Maqedonisë u pranua anëtare e Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore.
1993. - Politikani veteran Ange Felix Patasse u zgjodh president i Republikës së Afrikës Qendrore pas shumë vitesh të kaluara në azil politik.
1994. - Republika e Maqedonisë vendosi marrëdhënie diplomatike me mbretërinë e Arabisë Saudite.
1995. - Republika e Maqedonisë u pranua në Këshillin e Evropës si anëtarja e 38-të (pranimi solemn u krye më 9 nëntor 1995)
1995. - Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e shpalli Britaninë "fajtore" për vrasjen e 3 guerrilasve të paarmatosur të IRA-s nga ushtarë të maskuar britanikë në Gjibraltar.
1998. - Gerhard Shrëder fitoi zgjedhjet kombëtare gjermane duke premtuar luftë kundër papunësisë masive, çështje e cila rrëzoi kancelarin veteran Helmut Kohl.
2001. - Koloneli George Trofimoff, zyrtari ushtarak i nivelit më të lartë të SHBA-së i akuzuar për spiunazh, u dënua me burgim të përjetshëm për shitjen e sekreteve ushtarake Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë.
2003. - Aktori komik, Donald O'Connor, i cili u bë i famshëm për numrin e tij të akrobacive, ku ai vraponte duke iu ngjitur mureve tek "Singing in the rain", ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare
2006- Momçillo Krajishnik u dënua nga ICTY-tion për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit me dënua me 27 vjet burg.

Kthehu mbrapa

Shto koment