Ndodhi në ditën e sotme, 25 tetor

25.10.2013 (komentet: 0)

2011. - Para lindjes së diellit varroset lideri libanez Moamer Gadafi në një vend të fshehtë në shkretëtirën e Libisë. Bashkë me Gadafin janë varrosur edhe i biri i tij Mutasim dhe ish ministri libian i Mbrojtjes Abu Bakër Junus.

Në ditën e sotme, 25 tetor

Në ditën e sotme, 25 tetor
1415. Anglezët në Luftën njëqindvjeçare, nën komandën e mbretit Henri V, u shkaktoi humbje të madhe francezëve në betejeën në Azenkur në Francën veriore.
1555. - Perandori romak Karlo V i dorëzon Italinë dhe Holandën djalit të tij, mbretit Filip II të Spanjës.
1647. - Vdiq Evangjelista Torriçeli, matematikan dhe fizikant italian, i cili shpiku barometrin.
1806. - Lindi filozofi Kaspar Shmit, i njohur si Maks Shtirner, teoriticient i parë i anarkizmit.
1825. - Lindi Johan Shtraus (i riu), kompozitor i famshëm austriak dhe i njohur si "mbreti i valsit". Ai u bë i famshëm me valset e tij vieneze dhe kryesisht me "Danubi blu".
1838. - Lindi 'Zhorzh Bize', kompozitor francez, i famshëm për operan e tij "Karmen", pritja e keqe e së cilës shpejtoi vdekjen e tij në vitin 1875.
1850. - U lind albanologu i njohur austriak, profesor i Universitetit të Gracit, Gustav Majër. U mor me studimin historik të shqipes sidomos me etimologjinë dhe fonetikën historike të gjuhës sonë. Hartoi të parin fjalor etimologjik të shqipes botuar më 1891 i cili ruan vlerat shkencor edhe sot.
1880. - Sulltani e zëvendësoi sundimtarin e Shkodrës Riza Pasha me marshallin Dervish Pasha, i cili njihej si dorë e fortë e perandorisë osmane. Në krye të 21 batalioneve ai u vesh me fuqi të jashtëzakonshme për të thyer rezistencën e shqiptarëve që kundërshtonin lëshimin e Ulqinit dhe tokave të tjera shqiptare.
1881. - Lindi Pablo Pikaso, skulptor dhe artist spanjoll. Ai ishte një nga artistët më me influencë dhe më kontradiktorë të shekullit të 20-të.
1906. - Li de Forest, nga Shtetet e Bashkuara, merr patentën e shpikjes së tij "Audion", e cila ishte një valvul amplifikuese me tre dioda që shënoi fillimin e radios dhe transmetimit me valë.
1918. - Në lumin Piave zhvillohet beteja e Vitorio Venetos. Ajo shënoi aksionin e fundit italian kundër austriakëve në Luftën e Parë Botërore.
1919. - Paria e lagjeve të Vlorës dhe 40 fshatrave të krahinës i dërguan presidentit Uillson, kryetar i delegacionit amerikan në Konferencën e paqes në Paris, një letër ku shprehej vendosmëria e tyre për të mbrojtur me armë vendin.
1919. - Lindi në Vlorë Perlat Rexhepi. Gjatë Luftës Antifashiste ishte anëtar i njësitit gueril të Tiranës. Ai u vra më 22 qershor 1942.
1920. - Mbreti Aleksandër i Greqisë, vdes nga helmimi i gjakut mbas kafshimit nga një majmun shtëpie.
1925. - Të dy dhomat e Parlamentit shqiptar miratuan lidhjen e kufirit Shqiptaro-Jugosllav duke i lënë Beogradit, Velipojën dhe Shën Naumin.
1936. - Qeveritë e Italisë dhe Gjermanisë takohen për të formuar aksin Romë-Berlin, i cili siguronte asistencë dhe opozitë ndaj komunizmit. Kjo marrëveshje u shpall më 1 Nëntor.
1938. - Mbas vitesh kolonializmi të ngadaltë, diktatori italian Benito Musolini deklaroi se Libia u bë pjesë e Italisë.
1939. - Lindi në Drenicë prozatori, poeti, dramaturgu, përkthyesi dhe skenaristi i letërsisë për fëmijë dhe të rritur, Rifat Kukaj. Studioi në Normalen e Prishtinës. Shkrimtari Kukaj po ashtu ka drejtuar programet për fëmijë të Radio Prishtinës dhe ka redaktuar librat për fëmijë të Shtëpisë Botuese "Rilindja". Emrin e tij e mbajnë rreth 100 vëllime librash dhe 30 radio-drama. Vdiq në Ulqin me 11 Shtator 2005 dhe u varros në vendlindje.
1955. - Milazim Krasniqi u lind në Prishtinë. Studimet për letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Aktualisht është anëtar i Bordit të Drejtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës. Në vitet 1989-2001 u angazhua në politikë, po nga marsi i atij viti është tërhequr tërësisht nga jeta politike.
1955. - Forcat aleate të pushtimit lënë Austrinë, e cila fiton sovranitetin për herë të parë pas pushtimit gjerman me 1938.
1956. - Egjipti, Jordani dhe Siria themeluan komandën e vetme ushtarake.
1971. - RP e Kinës pranohet në anëtarësimin e OKB-së.
1983. - Një komando e drejtuar nga marinsat amerikanë dhe e mbështetur nga kontigjente të shtatë vëndeve anglishtfolëse të Karaibeve sulmon Grenadën.
1995. - Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë se Republika e Maqedonisë është pranuar për anëtare e plotëfuqishme e Konventës së Detit të Zi për bashkëpunim në sferën e kulturës, arsimit, shkencës dhe informimit.

Kthehu mbrapa

Shto koment