Ndodhi në ditën e sotme, 21 tetor

21.10.2013 (komentet: 0)

1981. - U bë transmetimi i parë televiziv me ngjyra në RTSH. Në orën 20:00 në Revistën Televizive u transmetua kronika e parë me ngjyra: "Sheshi Skënderbej para festës", 5 minuta, përgatitur nga Alfons Gurashi, operator Gazmir Shtino.

Në ditën e sotme, 21 tetor
1824. - Çimentoja "Portland", një material modern ndërtimi bëhet patentë e Xhozef Espdin nga Wejkfilld në Jorkshir.
1833. - Lindi Alfred Nobel, industrialist suedez dhe shpikës i dinamitit dhe gëlinjitit. Ai u pasurua shumë dhe pasurinë e tij e përdori për të mbështetur çmimet në mjeksi, fizikë, kimi, paqe dhe letërsi.
1879. - Tomas Alva Edison kryen me sukses një provë me një llampë elektrike inkadeshente me filament karboni. Eksperimenti u krye në laboratorin e tij në Nju Xhersi dhe llampa qëndroi e ndezur për 13 orë rresht.
1898. - Në Bukuresht doli numri i parë i gazetës "Ylli i Shqipërisë" që botohej nga avokati Dhimitër Ilo dhe Gjergj Meksi. Ajo përcillte ngjarjet aktuale në Shqipëri dhe Ballkan. Botohej në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në greqisht dhe frengjisht.
1899. - Lindi Neço Muko këngëtari me zë të rallë, poeti dhe kompozitori himarjot i viteve '30.  Këndoi kenget qe krijonte vete dhe i inçizoi në pllaka gramafoni. I është dhënë titulli "Artist i Merituar". Vdiq më 1934 në Himarë.
1913. - Në Vlorë u mbajt një miting i madh, ku Ismail Qemali foli mbi vështirësitë që po jetonte vendi, si dhe masat që duheshin marrë për të ruajtur pavarësinë e fituar.
1919. - Forcat ushtarake serbe pushtuan Thethin, Shalën, Mërturin dhe Shoshin. Ata synonin pushtimin e Shkodrës.
1919. -Vdiq atdhetari Xhelal Koprencka. Ai lindi në Koprenckë të Përmetit. Përkrahu vendimet e Kongresit të Dytë të Manastirit dhe u ngarkua nga qeveria e Vlorës me detyrën e Organizimit të Frontit të Luftës kundër shovinistëve grekë. Xhelal Koprencka e vra pabesisht ne Pyllin e Sherës, në Qafën e Martës.
1931. - Në kinema "Maxhestik" të Korçës u shfaq filmi i parë me zë.
1934. - Forcat komuniste kineze, të udhëhequra nga Mao Ce Duni, fillojnë një përpjekje për të thyer rrethimin e ushtrisë nacionaliste të Chiang Kai-shek's në provincën Jiangxi. "Marshimi i madh" drejt sigurisë zgjati rreth një vit dhe përshkoi rreth 9600 km.
1937. - Me nismën e veteranëve të Korçës u vendos të ngrihej monumenti i gjashtë dëshmorëve të Orman Çifligut. Për realizimin e kësaj vepre, mbreti Zogu i parë dhuroi 500 franga ari.
1937. - Doktor Zoi Xoxa gazetar dhe deputet u emërua dhe sekretar i përgjithshëm i shoqërisë "Gruaja shqiptare".
1938. - Forcat japoneze, mbas disa muaj bombardimesh, marrin qytetin kinez të Kantonit.
1944. - Trupat amerikane marrin qytetin Aachen, i pari qytet i madh gjerman që bie në duart e aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
1944. - Forcat kineze fillojnë pushtimin e tyre në Tibet.
1966. - Grumbulli i mbeturinave të një miniere qymyri në fshatin Wellsian të Aberfanit rrëshqet dhe varros një shkollë duke shkaktuar vdekjen e 116 fëmijëve dhe 28 të rriturve.
1969. - Vili Brant, në krye të koalicionit socialdemokrat FDP, zgjidhet kancelar i Gjermanisë Perëndimore.
1995. - Në Dejton të SHBA-së u nënshkrua marrëveshja paqësore për Bosnjë e Hercegovinën.
1997. - Kryeministri reformator Milo Xhukanoviç fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Ai mundi presidentin jugosllav Momir Bulatoviç, i cili ishte mburojë e presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.
1998. - Ish- komunisti Masimo D'Alema merr postin e kryeministrit të Italisë, në krye të qeverisë së dominuar nga social-demokratët. Në qeveri përfshiheshin ministrat e parë marksistë mbas një gjysëm shekulli.
1998. - Kuvendi i Shqipërisë miratoi Kushtetutën e fundit dhe vendosi atë në referendum mbarëpopullor. Votuesit zgjodhën këtë kushtetutë, e cila është cilësuar nga ekspertë ndërkombëtare si në përputhje me rregullat e standardet europiane.
1999. - Më shumë se 110 vetë u vranë dhe rreth 400 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me raketa mbi një treg të mbushur plot në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni. Rusia mohoi pjesëmarrjen e saj në këtë sulm.
2001. - Anija kozmike "Sojuz" lëshohet drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar,ISS, me një ekuipazh franko-rus, ndër të cilët dhe astronautja franceze Claudie Haignere.
2002. - Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë.
2003. - Irani bie dakord me ministrat e Jashtëm të BE-së të ndërpresë programin të tij të pasurimit të uraniumit, si dhe nënshkruan një marrëveshje shtesë me anë të së cilës lejon inspektimin më të rreptë nga ana e Kombeve të Bashkuara të qendrave të tij bërthamore.

Kthehu mbrapa

Shto koment