Ndodhi në ditën e sotme, 20 shtator

20.09.2013 (komentet: 0)

1920. - Midis përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe delegacionit jugosllav u nënshkrua në Shkodër marrëveshja e armëpushimit. Ndërkohë ushtria jugosllave mbante të pushtuar Kastratin, Shkrelin, Taraboshin dhe bregun e djathtë të Bunës.

1198. - Rikardi I mundi Francën nën udhëheqjen e Filipit, në betejën e Gisors.
1833. - Lindi gazetari italian Ernesto Teodoro Moneta. Ai ishte ushtar në stafin e Garibaldit dhe më vonë u bë përfaqësuesi italian në Zyrën Ndërkombëtare të Paqes. Ai fitoi çmimin Nobel të Paqes në 1907.
1842. - Lindi Sir James Dewar, fizikant skocez dhe kimist, i cili shpiku enën laboratorike me vakum.
1863. - Vdiq Jacob Grimm, filolog gjerman dhe mbledhës i përrallave folklorike së bashku me vëllain e tij Wilhelm.
1880. - Flota e fuqive të mëdha prej 17 luftanijesh, arriti ne Ulqin dhe kërkoi në formë ultimatumi të dorëzohej qyteti. Por forcat e Lidhjes nuk pranuan dhe e mbrojtën Ulqinin.
1909. - Mbështetur në vendimet e Kongresit të Elbasanit për arsimin kombëtar, atdhetarët shqiptarë ngritën në Korçë shoqërinë qendrore shkollore "Përparimi", në kryesinë e së cilës u zgjodhën atdhetarët e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomenë Kosturi e Mihal Grameno.
1910.  - U lind në Selanik të Greqisë, në një familje të pasur tregtare Aleko Turtulli. U diplomua inxhinier komercial në Francë. Studioi dhe shkroi për problemet e tregtisë së jashtme kombëtare. Pas çlirimit iu nënshtrua përndjekjeve dhe persekutimeve.
1912. - Filloi Konferenca e Ambasadorëve të Londrës. U ra dakord që Shqipërisë t'i pranohet pavarësia, duke iu mohuar territore të tjera, të ndodhura nën "kujdesin" e Serbisë dhe Greqisë.
1913. - Filloi kryengritja e Dibrës. Në krye të saj  ishin Elez Isufi dhe Mersin Dema. U çlirua Gostivari, Tetova, Struga e Ohri, ndërsa forcat serbe u tërhoqën.
1914. - Lindi Kenneth More, aktore angleze e skenës dhe e televizionit, e njohur për filmin "Reach for the sky"
1934. - Lindi aktorja italiane Sophia Loren (Sophia Sicicolone). Me filmin e saj "Dy gratë", ajo fitoi çmimin Oscar në vitin 1961.
1957. - Vdiq kompozitori finlandez Jean Sibelius. Ai kompozoi shtatë simfoni dhe një koncert për violinë, shumë popullor.Eshtë i njohur për orkestrën e tij "Finlanda".
1960. - U krijua Instituti i Folklorit, qendër për studimin e krijimtarisë popullore në fushën e letërsisë gojore dhe muzikës. Në vitin 1979 ai u përfshi në Institutin e Kulturës Popullore.
1967. - Trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë shfaqi për publikun operën e kompozitorit italian Leoncavallo "Paliaço". Kryevepra e artit operistik u vu në skenë nga dirigjenti Simon Gjoni.
1973. - Billie Jean King mundi Bobby Riggs në ndeshjen e tenisit në Houston të Teksasit, e njohur si "Beteja e seksit".
1976. - Partia Socialdemokrate e Suedisë u mund në zgjedhjet parlamentare pas më shumë se 40 vjetësh në pushtet.
1985. - U mblodh në Tiranë Kuvendi i dytë i studimeve ilire.
1989. - F.W. De Klerk u betua si president i Afrikës Jugore.
1990. - Në Shkup, kuvendin e RS e Maqedonisë i shpalli 25 amndamentet e Kushtetutës së RS të Maqedonisë, sipas të cilave, mes tjerash, Maqedonia u bë shtet shumëpartiak.
1995. - Për herë të parë në Kalanë e Beratit  u zhvillua Festivali Folklorik Kombëtar.
1990. - Çekia u pranua në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore pas më shumë se 35 vjetësh.
1996. - Murtaza Bhutto, vëllai i kryeministrit pakistanez Benazir Bhutto, u vra në një luftë me armë me policinë në Karachi.
1999. - Vdiq në moshën 67 vjeçare Raisa Gorbaçov, e cila solli shkëlqimin dhe kontradikta në Kremlin, kur burri i saj, Mikhail Gorbaçov ishte në krye në Bashkimit Sovjetik.
2000. - Mjekët rusë arritën të heqin një predhë të pashpërthyer nga këmba e një ushtari, i cili u plagos në Çeçeni. Mjekët dhe infermierët kryen me sukses operacionin ndaj ushtarit, i cili ishte qëlluar nga një granathedhëse gjatë një beteje në afërsi të qytetit çeçen të Urus Martanit.

Kthehu mbrapa

Shto koment