Ndodhi në ditën e sotme, 17 shtator

17.09.2013 (komentet: 0)

1827. -U lind në Shkodër rilindasi, poeti, politikani dhe publicisti Pashko Vasa. Mësimet e para i mori në vendlindje, aty ku shkroi dhe botoi artikujt e parë me pseudonime. Botoi disa vepra studimore dhe letrare, por poema "O moj Shqypni" u kthye si manifest i Rilindjes Kombëtare

1479. - U vra Arkitekt Sinani, mjeshtër i madh i arkitekturës otomane. Europianët Sinanin e thërrisin Mikelanxheloja i orientit. Projektet e kryera nën mbikqyrjen e tij ndahen në tre drejtime: ndërtimet teologjike, urbane dhe ushtarake. Si veprat më të njohura të Arkitekt Sinanit veçohen xhamitë, medresetë, spitalet, mauzoleumet, ujësjellësat, urat, hanet dhe hamamet.
1580. - Lindi Francisco Gomez de Quevedeo, satirist, novelist dhe autor i "Spain's Golden Age".
1665. - Vdiq Philip IV i Spanjës. Ai u zëvendësua nga Charles II.
1809. - Përfundoi lufta ruso-suedeze me të cilën Rusia e fitoi Finlandën.
1877. - Vdiq në Wilshire William Henry Fox Talbot, pioner britanik i fotografisë.
1906. - Lindi Junius Richard Jaywwardene, president i Sri Lankës nga 1978-1989.
1914. - U nënshkrua në Nish marrëveshja e parë midis Esat Pashë Toptanit dhe qeverisë serbe. Ajo kishte 15 nene. Neni i shtatë i saj fliste për doganën e përbashkët, mbrojtjen e përbashkët, përfaqësinë e përbashkët me vendet e tjera si dhe për mjetet e përbashkëta të komunikacionit.
1934. - Lindi në Klevelend, Ohajo, aktori i famshëm Greg Morris. Ai arriti sukses të madh në vitin 1966 kur interpretoi në seritë e spiunazhit "Misioni: I pamundur". 61 vjeçari Greg Morris u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Las Vegas.
1934. -Midis Mbretërisë shqiptare dhe Bashkimit të Republikave Sovjetike Socialiste u vendosën marrëdhëniet e rregullta diplomatike e konsullore.
1937. -Lindi në Dukaj të Tepelenës Maliq Lila, laureat i të gjitha Festivaleve Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës, si dhe autor i teksteve të këngëve të grupeve më të spikatura të Shqipërisë. Ka botuar edhe përmbledhje poetike. Për shumë kohë ka qenë nënkryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore "Labëria". Maliq Lila u nda nga jeta më 25 dhjetor 2004.
1942. -Para burgut të Tiranës shpërtheu demostrata e grave dhe nënave që protestonin kundër interrnimit në Itali të të burgosurve antifashistë.
1986. -U nda nga jeta aktori Xhemal Broja. Ai u lind në 24 mars 1918 në Shkodër. Studioi në Francë për drejtësi. Pas lufte u thirr për organizimin e teatrit popullor. Punoi si drejtor i Teatrit Popullor, ndërsa ishte dhe dramaturg dhe regjisor. Vitet e fundit punoi se pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Xhemal Broja vdiq nga kanceri në moshën 68 vjeçare.
1987. -Pirro Mani vuri në skenë veprën shekspiriane "Nata e dymbëdhjetë". Në rolet kryesore interpretonin aktorët e njohur Pirro Mani, Robert Ndrenika dhe Yllka Mujo.
1991. - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Deklaratë në të cilën theksohet se qytetyrët e Republikës së Maqedonisë më 8 shtator të vitit 1991 në mënyrë plebicitare e konfimuan shtetësinë e Republikës së maqedonisë dhe e shprehën vullnetin e tyre që ajo të konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur.
1997. - Në përgjigje të fluksit të emigrantëve klandestinë, Italia vendosi të bëjë legalizimin e rreth 60 000 emigrantëve klandestinë.
1997. - Rusia dhe Koreja e Jugut arritën një marrëveshje për t'i dhënë fund grindjeve për dëbimin e spiunëve.
1999. - Të paktën 200 veta gjetën vdekjen nga një epidemi kolere në qytetin verilindor të Nigerisë, Borno. Shpërthimet e kolerës janë të shpeshta në këtë zonë veçanërisht gjatë sezoneve të shiut kur burimet e ujit të pijshëm ndoten.
2000. - Vdiq në moshën 40 vjeçare, Paula Yates, një nga personalitetet më të shquara të televizionit britanik. Paula Yates, ish-bashkëshortja e yllit të muzikës rok, Bob Geldof, u bë e njohur në vitet '80 me prezantimin e emisioneve muzikore.
2001. - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Deklaratë për dënimin e sulmeve terroriste në Nju-Jork dhe në Uashington, SHBA, më 11 shtator të vitit 2011.
2001. - Vdiq në moshën 50 vjeçare futbollisti i shquar gjeorgjian, David Kipiani, një nga liderët e skuadrës sovjetike në vitet '70.

Kthehu mbrapa

Shto koment