Ndodhi në ditën e sotme, 15 tetor

16.10.2013 (komentet: 0)

1913. - Populli i Dibrës i bënë thirrje fuqive të mëdha dhe popujve të qytetëruar të Europës që të bashkojnë krahinën e tyre me Shqipërinë për të shpëtuar nga robëria e pushtuesve serbë. Mijëra të pafajshëm thuhet në thirrje, të ikur nëpër male dhe shkëmbinj, ishin në rrezik vdekje prej të ftohtit dhe urisë.

Në ditën e sotme, 15 tetor
1080. - Henri VI-të i Gjermanisë mundet nga Rudolfi I Rheinfelden-it.
1492. - Kronika e Stefano Manjos flet për ekspeditën e Sulltan Bajazitit të dytë për nënshtrimin e Himarës.
1608. - Lindi fizikantia dhe matematikania e famshme italiane, Evangelista Torricelli, e cila zbuloi principet në barometër.
1844. - Lindi filozofi dhe poeti gjerman Friedrich Nietzsche.
1880. - Lindi në Edinburg Marie Stopes. Avokate e hershme e kontrollit të lindjeve, ajo themeloi të parën klinikë britanike të kontracepsionit.
1886. - Lind në Korçë Dhimitër Berati, politikan, publicist. U diplomua në Shkencat Politike Administrative në Rumani. Firmosi aktin e Shpalljes së Pavarësisë në emër të kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Më 1934 ishte Ministër i Ekonomisë, më 1936, për tri vite, ministër Fuqiplotë në Romë, më 1941 Ministër i Kulturës Popullore dhe zv/ministër i arsimit në qeverinë e Mustafa Krujës. Pas çlirimit, Dhimitër Berati emigroi në Europë. Vdiq më 8 shtator 1970 në Romë.
1903. - Në Iballë të Pukës u hap shkolla e parë shqipe. Mësues i saj i parë ishte Kolë Zazaj, të cilin malësorët e thërrisnin "Shkollari".
1908. - U çel shkolla e parë shqipe për rrethin e Tepelenës.
1917. - Lindi Artur Meier Schlesinger. Historian amerikan dhe shkrimtar, ai fitoi çmimin 'Pulitzer' në 1946 dhe më pas u bë zëdhënës i John F.Kennedy.
1917. - U ekzekutua spiunia më e famshme e luftës së parë botërore, Mata Hari, në rrethinat e Parisit.
1923. - Në Ankara u nënshkrua traktati i miqësisë ndërmjet shtetit shqiptar dhe republikës turke.
1928. - Aeroplanmbajtësja gjermane, 'Graf Zepelin' përfundoi udhëtimin e saj përmes Atlantikut.
1929. - Lindi në Lushnje aktori Luan Qerimi. Nisi karrieren artistike në Teatrin e Ushtrisë. Në moshën 25 vjeçare u angazhua në Teatrin Popullor. Mbi 70 role në skenën e Teatrit Kombëtar, me mijëra shfaqje për mëse 35 vjet në skenë. Nga viti 1989 mban titullin "Artist i merituar".
1942. - Këshilli administrativ i Ministrisë së Arsimit vendosi të dërgojë në Kosovë mësues për shkollat shqipe nga Shqipëria.
1944. - Lindi në Tropojë profesor doktor Sali Berisha. U diplomua shkëlqyeshëm për mjekësi në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të studimeve të avancuara në Paris, më 1968, u zgjodh anëtar i Komitetit Europian për Kërkime në Shkencat Mjekësore. Ka publikuar libra studimorë, tekste universitare dhe shumë artikuj shkencorë në fushën e kardiologjisë brenda dhe jashtë vendit. Karriera politike e tij filloi me lëvizjen studentore në dhjetor 1990. Më 1991 themeloi dhe u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike, të cilën e drejton edhe sot. Berisha u zgjodh President i Shqipërisë më 9 prill 1992, detyrë në të cilën u rizgjodh edhe më 3 shkurt 1997. Eshte Kryeministër i Shqipërisë që prej 8 shtatorit 2005.
1945. - U ekzekutua për tradhëti ndaj vendit të tij Pierre Laval, francezi që bashkëpunoi me Gjermaninë.
1953. - Llindi në Tiranë aktorja Yllka Mujo. Mbaroi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës në 1974 dhe nga ajo kohë punon si aktore në Teatrin Kombëtar. Për 30 vjet ka realizuar një numër të madh rolesh si në teatër ashtu edhe në film.
1964. - Nikita Hrushov u zgjodh Sekretari i parë i Partisë Komuniste Sovjetike.
1969. - U vra presidenti somalez Abdirashid Ali Shermarke.
1990. - Presidenti sovjetik Mihail Gorbaçov fitoi çmimin 'Nobel' për Paqen.
1993. - Nelson Mandela dhe F.W de Klerk u nderuan me çmimin 'Nobel' për punën e tyre në ndërtimin e Afrikës demokratike.
1997. - Në Galerinë e Arteve "Dodona" të Prishtinës u hap ekspozita e piktorit Rexhep Ferri. Veprimtaria zhvillohej me rastin e 60 vjetorit të lindjes dhe pranimit të tij si anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
1998. - Parlamenti libanez zgjodhi Gjeneralin Emile Lahoud si president të ri të vendit pas luftës civile.
1999. - Përgjegjësi i ushtrisë pakistaneze Gjeneral Pervez Musharaf, i cili e deklaroi veten si udhëheqës të vendit, pezulloi kushtetutën dhe vendosi gjendjen e jashtëzakonshme.
2000. - Princi trashëgimtar jugosllav, Aleksandër Karagjorgjeviq, i lindur në Londër mbërrin për herë të parë në moshën 55-vjeçare, në Beograd. Ai është i biri i Pierrit II, mbreti i kurorëzuar në vitin 1941.
2001. - Dy organizatat kryesore të të drejtave të njeriut në SH.B.A, i bënë thirrje Bashkimit Europian që të mos miratojë masa sigurie, të cilat mund të dëmtojnë liritë e individit, pas sulmeve ndaj Shteteve të Bashkuara.
2003. - Kina lëshon në hapësirë anijen e saj të parë kozmike me kozmonaut në bord, në kuadër të iniciativës së saj për të qenë vendi i tretë në botë që dërgon një njeri në hapësirë, pas ish-Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së.

Kthehu mbrapa

Shto koment