Ndodhi në ditën e sotme, 09 tetor

10.10.2013 (komentet: 0)

1774. - Aleksandër Gjika me prejardhje nga Përmeti më 9 tetor zë fronin princëror të Moldavisë me emrin Grigori III. Ai e ka mbajtur disa herë këtë post të lartë në Moldavi dhe Vllahi të Rumanisë.

Në ditën e sotme, 09 tetor
- Dita botërore e postave
1562. - Vdiq Gabriele Falopius, anatomist italian që bëri kërkime mbi veshin dhe organet riprodhuese.
1831. - Vritet Konti Janis Kapodistrias, President i Greqisë nga viti 1827. Ai luajti një rol të madh në luftën e Greqisë për pavarësi, por bëri shumë armiq dhe më vonë u vra.
1870. - Me anë të një dekreti mbretëror, Roma bashkohet me Italinë.
1914. - Gjatë Luftës së Parë Botërore trupat gjermane pushtuan qytetin e Anversës.
1915. - Forcat gjermane dhe austriake pushtojnë Beogradin.
1924. - Në Tiranë  doli numri i parë i fletores politike dhe letrare të paanshme me titullin "Liria". Gazeta kishte katër faqe dhe botohej vetëm në gjuhën shqipe.
1934. - Mbreti Aleksandër i Jugosllavisë dhe ministri i Jashtëm francez, Lui Bartu', që po negocionin për një aleancë midis tyre, vriten në Marsejë nga terroristi kroat Vlada Çernozamski.
1935.  -  Artistja kosovare Melihate Ajeti lindi më 9 tetor në Prishtinë. Aktorja e mirenjohur e Teatrit të Prishtinës, realizoi në skenë 180 role kryesore. Ajo ka lënë gjurmë të pashlyera edhe në kinematografinë kosovare. Vdiq më 25 mars 2005 në Prishtinë.
1937. Mbretëria shqiptare aderoi në Konventën për kufizimin e prodhimit e shpërndarjes së drogave nënshkruar në Gjenevë në korrik të vitit 1931.
1940. - Lindi Xhon Lenon, autor tekstesh, muzikant dhe anëtar i grupit "Beatles". Ai u vra në dhjetor të vitit 1980 nga Mark Cepman.
1943.  - U zhvillua Lufta e Arbanës, e konsideruar e para betejë e madhe kundër gjermanëve në Qarkun e Tiranës.
1944. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore kryeministri britanik, Uinston Çerçill, mbërrin në Rusi për bisedime me Stalinin gjatë Konferencës së III-të të Moskës.
1947. - Shqipëria aderoi në Traktatin e Paqes me Italinë duke mbyllur kështu një nga periudhat më të vështira dhe më të turpshme në marrëdhëniet midis dy vendeve.
1963. - Mbi 2000 vetë gjetën vdekjen kur Vajont Dam përmbyti fshatin Longarone dhe tre fshatra të tjerë në verilindje të Italisë.
1967. - Ernesto "Ce" Guevara, revolucionar dhe udhëheqës i guerriljeve me origjinë nga Argjentina, vritet në Bolivi, ndërsa drejtonte një forcë guerrilje të sponsorizuar nga Kuba.
1975. - Andrei Sakharov, disident rus dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, merr çmimin 'Nobel' për Paqe.
1978. - U përurua Kombinati i Autotraktorëve në Tiranë, ish ndërmarrja më e madhe e industrisë mekanike të vendit tonë.
1983. - Katër ministra kryesorë të kabinetit të Koresë së Jugut, përfshirë ministrin e Jashtëm Li Bum-Suk vriten nga një shpërthim bombe në Rangun.
1993. - Në Festivalin ndërkombëtar të Filmit në Salerno të Italisë filmi artistik shqiptar "Zemra e nënës" më 9 tetor  u laureua me trofeun e argjendtë të festivalit.
1995. - Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në seancën plenare  miratoi ligjin për shitjen e truallit të ndërmarrjeve që privatizohen. Akti ligjor ka të bëjë me strategjinë dhe politikën e privatizimit në vendin tonë.
1999. - Numri i viktimave në Meksikë e tejkaloi numrin 400.
2000. - Përfundoi ekspedita arkeologjike shqiptaro-italiane në Finiqit, 8 km larg Delvinës. Ekspedita kryesohej nga Prof. Dr. Myzafer Korkuti. U angazhuan edhe 5 arkeologë të Universtitetit të Bolonjës.
2002. - Në Rusi filloi regjistrimi i parë i popullsisë që pas rënies së regjimit sovjetik, në rajonet e thella të Lindjes së Largme ruse, që mbulojnë një territor më shumë se 6,2 milionë kilometër katror. Popullsia ruse vlerësohet aktualisht në 143,6 milionë persona.
2004. - Në Afganistan për herë të parë janë mbajtur zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale.
2012. - Shkencëtarët nga Franca dhe SHBA-ja, Serzh Arosh dhe Dejvid Vajnlend fituan çmimin Nobel për fizizë për zbulimin e mënyrës së matjes së grimcave kuantine pa shkatërrimin e tyre, që paraprakisht konsiderohej si e pamundur.

Kthehu mbrapa

Shto koment