Ndodhi në ditën e sotme, 05 tetor

05.10.2013 (komentet: 0)

1583. -Filloi të përdoret kalendari Gregorian që cilësohet kalendari i stilit të ri kundrejt kalendarit Julian që u quajt i stilit të vjetër. Në vendin tonë kalendari Gregorian hyri fill pas shpalljes së pavarësisë në 1912. Por nga popullisa e besimit katolik është përdorur që në shekullin e 16-të.

 

 

1285. - Vdiq Filipi III-të i Francës.

1395 - Senati i Venedikut shqyrtoi propozimin e sundimtares së Vlorës, Komnenë Balsha, e veja e Balshës II, për t'i dhënë Republikës Vlorën, Kaninën, Himarën dhe Pirgun. Si kompensim ajo kërkonte një shpërblim vjetor prej 7000 dukatësh dhe mbrojtjen e saj dhe të birit.

 

1713. - Vdiq filozofi dhe shkrimtari i famshëm francez, Denis Diderot. Ai shkroi një enciklopedi me 28 volume.

1796. - Spanja i deklaroi luftë Britanisë në betejën e Napoleonit.

1813. - Forcat amerikane mundën ato britanike dhe indiane në betejën e "Thames River", Ontario.

1830. - Lindi Presidenti i 21-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chester (Alan) Arthur.

1880. - Vdiq kompozitori francez me origjinë gjermane Jacques Offenbach. Ai ishte autori i operas "Rrëfimi Hoffman".

1882. - Lindi fizikanti i famshëm amerikan Robert Hutchings. Ai u konsiderua si babai i "raketave moderne". Është krijuesi dhe ndërtuesi i të parës raketë me lëndë djegëse në vitin 1926.

1910. - Portugalia shpallet Republikë menjëherë pas fitores së revoltës kundër Mbretit Manuel II.

1936. - Lindi Vaclav Havel. Ai ishte President i Çekosllovakisë nga viti 1989 dhe i Republikës Çeke në vitin 1993.

1913. - Skuadra shkodrane "Indipendenca" zhvilloi ndeshjen e saj të parë me një skuadër futbolli austro-hungareze, ç'ka shënoi ndeshjen e parë ndërkombëtare në historinë e futbollit shqiptar.

1914. - Esat Pasha deklarohet kryeministër i Shqipërisë. Kjo erdhi pas vendosjes së influencës së tij në Tiranë, e largimit të Princ Vidit.

1930. - Në kryeqytetin helen me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Bullgarisë, Rumanisë, Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë u mblodh Konferenca e parë Ballkanike ku u vendos takimi i përvitshëm i ministarve të jashtëm, përgatitja e paktit ballkanik dhe krijimi i një organi të bashkëpunimit të përhershëm.

1932. - Ka lindur në Mitrovicë aktori Xhevat Qena. Ka luajtur ne mbi 150 shfaqje teatrore, si: "Besa", "Halit Gashi", "Mita", "Duart e ndyra", "Gjenerali i ushtrisë se vdekur", "Ora","Othello", "Halili e Hajria", "Ushtari i mire Shvejk", etj. Ai vdiq më 24 mars 2003.

1960. - Xhon Kenedi është zgjedhur për president i SHBA-së.

1968. - Riçard Nikson është zgjedhur për president i SHBA-së.

1983. - Liderit Lech Valesa iu akordua  çmimi Nobel i Paqes.

1991. - Presidenti rus, Mikhail Gorbachov dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zotuan bashkarisht për shkatërrimin dhe pakësimin e armëve bërthamore.

1993. - Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë për herë të parë në histori vendosën lidhje komunikuese direkte.

1994. - Gati 50 anëtare të sektit "Urdhëri i Tempullit Diellor" u vetëdogjën në Zvicër.

1995. - Pas dy muajsh tratativash në Ballkan, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ricard Holldbruk, arriti të nënshkruajë marrëveshjen e armëpushimit mes fraksioneve në Bosnjë.

1998. - Përfaqësuesit e Komitetit Ligjor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aprovuan fillimin e hetimeve kundër Presidentit Bill Klinton.

1999. -Në skenën e Teatrit Kombëtar u dha drama "Ëndërr e një nate dimri" sipas veprës "Kush e solli Doruntinën" të Kadaresë me regji të Armando Borës. Interpretuan aktorët Neritan Liçaj, Valbona Imami, Albana Koçaj, etj.

1999. - Dy trena me ngarkesa u dogjën pas një përplasjeje në Londrën Qendrore, duke shkaktuar vdekjen e 31 personave.

2001. - Gregori Heminguej (Gregory Hemingway), i biri i shkrimtarit të famshëm të "brezit të humbur", Ernest Heminguej, vdiq në Majami. Kjo ishte një tjetër ngjarje tragjike në historinë e familjes së famshme në letërsinë botërore.

2002. - Kineasti i njohur belg, Andre Delvaux, vdiq në Valencia në moshën 76 vjeç si pasojë e një krize kardiake, gjatë një seance të edicionit të dytë të Takimit Botëror të Arteve të qytetit spanjoll. Ai u vlerësua për filmat që përkunden midis ëndrrës dhe realitetit, realizues i "Një mbrëmje, një tren" "Takim në Bray", "Grua mes qenit dhe ujkut" dhe "Vepra në të zezë" dhe si profesor i kinemasë dhe i letërsisë.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment