Ndodhi në ditën e somte, 22 shtator

22.09.2013 (komentet: 0)

2003. - U nda nga jeta në Shkodër njëri prej albanologëve më të mëdhenj të shekullit XX, profesor Jup Kastrati. Gjatë 79 vjetëve të jetës së tij ai la një trashëgimi shkencore të jashtëzakonshme, ndaj radhitet në pantonin e personaliteteve me emblematike të kërkimeve albanologjike. U lind në Shkodër me 15 prill 1924. Gjatë pushtimit italian, si antifashist, ka qenë i persekutuar, i burgosur dhe i internuar. Ka kryer Fakultetin e Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Ishte një nga themeluesit e Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës.

Në ditën e somte, 22 shtator
1241. - Poeti Sturulson Snorri u vra nga armiku dhe dhëndri i tij Gissur Thorvaldson. I mirënjohur për veprën e tij "Proza Edda", ai ishte kundërshtar politik i mbretit Haakon të Norvegjisë.
1499. - Përfunduan luftrat mes Ligës Zviceriane dhe Maksmilianit I-rë me nënshkrimin e marrëveshjes së paqes mes tyre, që i dha pavarësinë Zvicrës.
1515. - Lindi gruaja e katërt e mbretit Henry VIII të Anglisë, Anna.
1776. - Nathan Hale, patriot amerikan, u var në Nju Jork nga anglezët, pasi u akuzua si spiun gjatë kohës së revolucionit amerikan.
1786. - Një ushtri ruso-amerikane prej 25 mijë vetësh, nën drejtimin e kontit Suvorov, mposhti një forcë shumë të madhe turke në betejën e Rimnikut në luftrat ruso-turke.
1792. - Kuvendi francez e deklaroi vendin Republikë. Të gjithë vendimet e marra datonin "Viti i parë i Republikës Franceze".
1862. - Otto Von Bismark u bë udhëheqës i Prusisë.
1862. - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Abraham Linkoln, deklaroi se të gjithë skllevërit e shteteve të rebeluara do të liroheshin më 1 janar 1863.
1869. - U shfaq në Mynih opera e Vagnerit "Das Rheingold", opera hapëse e ciklit "Der ring des Nibelungen".
1874.  - U lind në Gjirokastër Fejzi Alizoti, ministër, deputet. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme dhe të lartë i kreu në Stamboll. Zotëronte gjuhët persisht, turqisht, frengjisht dhe greqisht. Në vitin 1913 u emërua ministër i punëve të brendshme në qeverinë e Ismail Qemalit, ndërsa një vit më vonë qeveria e Princ Vidit e emëroi guvernator të Shkodrës. Gjithashtu ka qenë ministër i financave në Kabinetin e Zogut dhe që prej vitit 1925 e në vazhdim ishte deputet i prefekturës së Gjirokastrës në Parlamentin Shqiptar. Ishte ndër personalitetet kryesorë të rrymës zogiste. Në vitin 1945 u dënua me vdekje nga regjimi në fuqi si bashkëpunëtor i pushtuesve.
1885. - Lindi aktori dhe drejtuesi i filmave Erich Von Stroheim.
1895. - U lind në Libohovë, në një familje atdhetare, Heroi i Popullit, Avni Rustemi. Pedagog, mësues, deputet, atdhetar e demokrat, udhëheqës i shoqërisë demokratike "Bashkimi", pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit 1924. Studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër Korone, krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Pashë Toptanin, politikan me botëkuptime feudale. Avni Rustemi vdiq më 22 prill 1924.
1922. - Lind në Korçë shkrimtari Fatmir Gjata, autor i dhjetra romaneve, vëllimeve me tregime, drama  dhe poezi, ku spikat tema e luftës nacionaçlirimtare dhe ajo e rindërtimit te vendit mbas çlirimit. Fatmir Gjata ka qene kryetar i Komitetit te Kulturës dhe Arteve dhe për 20 vjet kryeredaktor i revistes letrare Nëntori. Ndër  veprat e tij që janë vleresuar me çmime janë romanet Këneta, Këshilltarët, Armiqtë, Përmbysja, Brezat, vëllimet me tregime dhe novela si 'Ne pragun e jetes', 'Tana', që u bë edhe filmi i parë artistik shqiptar, vëllimet me poezi 'Kënga e partizanit Benko', 'Me nje torbë me fishekë' etj.  Fatmir Gjata u nda nga jeta në nëntor 1989. 
1933. - Në Paris filloi Kongresi rinor botëror kundër luftës dhe fashizmit.
1934. - Në një shpërthim në minierën Gresford në Uells e humbën jetën më shumë se 260 minatorë. 
1940. - Në Luftën II Botërore, Franca u dorëzua para kërkesave të Japonisë, duke i lejuar asaj një bazë për forcat ajrore. Kjo i dha Japonisë një hyrje strategjike në Indokinën franceze.
1949. - Qeveritë kanadeze, amerikane dhe angleze lajmëruan se kishin regjistruar një shpërthim bërthamor në Bashkimin Sovjetik. Shpërthimi, i dënuar fillmisht nga Moska, u klasifikua më vonë si prova e parë e një arme atomike.
1952. - U hap Instituti i Lartë Mjekesor. Ky institut e filloi punpn me 67 studente, prej te cileve 13 ishin femra.
1955. - Televizioni i parë komercial filloi në Britani, në kundërshtim me Korporatën e Transmetimit Britanik BBC. Reklama e parë e lançuar ishte për pastën e dhëmbëve.
1980. - Shpërtheu Lufta e Gjirit, kur Iraku pushtoi Iranin.
1985. - Kryeministri francez Lorent Fabius pranoi se agjentët sekretë francezë mbytën anijen Rainbow Warriors në Zelandën e Re.
1989. - Vdiq poeti amerikan Irving Berlin.
1992. - Në Shtip u hap ordinanca e parë private specialistike gjinekologjike në Republikën e Maqedonisë.
1992. - U vendos aerolinja Shkup - Moskë.
1993. - Në Bali të Indonezisë, Republika e Maqedonisë u pranua në Këshillin botëror për energji.
1997. - Vdiq ushtari japonez Shoiki Yokoi, i cili refuzoi të dorëzohej në fund të Luftës se Parë Botërore. Ai qëndroi në xhunglat e Guamit për 26 vjet. U bë hero kombëtar kur u kthye në Japoni në 1972.
1999. - Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara akuzoi industrinë e duhanit për fshehjen prej saj të kostove të sëmundjeve të shkaktuara dhe lidhura me duhanin.
2001. - Sllovenia u bashkua me mbështetjen që 15-shja i dha Shteteve të Bashkuara në luftën e tij kundër Bin Ladenit. Sllovenia aprovoi konkluzionet e miratuara nga presidentët dhe kryetarët e qeverisë së shteteve anëtare të Bashkimit Europian gjatë samitit të jashtëzakonshëm të Brukselit, pas sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara.
2003. - Anija kozmike e NASA-s "Galileo" me uljen e saj në planetin Jupiter shënon fundin e misionit 14 vjeçar, që pati zbulime të jashtëzakonshme rreth planetit më të madh të sistemit diellor dhe hënave të tij.

Kthehu mbrapa

Shto koment