Ndodhi në ditën e somte, 18 shtator

18.09.2013 (komentet: 0)

1502. - Kristofor Kolombi zbarkoi në Kosta Rika, në udhëtimin e tij të katërt dhe të fundit drejt Botës së Re.

Në ditën e somte, 18 shtator
1385.  - U zhvillua beteja e Savrës në Myzeqe, midis forcave shqiptare dhe ushtrise turke të ardhur nga Maqedonia. Shqiptarët u thyen keqas, ndërsa Balsha II, së bashku me shumë fisnikë të tjerë shqiptarë, mbetën të vrarë.
1810. - Në Kili nën udhëhqësinë e Bernard O'Igins filloi kryengritja kundër autoriteteve kolonialiste spanjolle.
1819. - Lindi Zhan Bernar Leon Fuko, fizikant i njohur francez. Ai shpiku një lavjerrës, i cili demostronte në mënyrë vizuale rrotullimin e tokës. Më vonë kjo pajisje u kthye në xhiroskop.
1835.  - Ushtria osmane, e nisur nga Lezha dhe Ulqini, hyri në Shkodër për të shtypur kryengritjen qe synonte vendosjen e qeverisjes autonome të vendit. Për të mos e acaruar më tej gjendjen, Porta e Lartë zëvendësoi shërbimin e rregullt ushtarak me një taksë në të holla dhe perjashtoi Sanxhakun e Shkodrës nga zbatimi i reformave centralizuese për 15 vjet.
1851. - Botohet për herë të parë gazeta e njohur "The Nju Jork Times", e themeluar nga Henri Xharvis Rejmond.
1860. - Gjatë Luftës Italiane për Pavarësi, 40 000 trupa nga Sardenja, nën komandën e Çaldinit, mundin 4000 trupat e Papës nën komandën e La Moriçeres. Kjo ndodhi në betejën e Kastelfidardo, ku vetëm 300 trupa të Papës mbeten gjallë.
1905. - Lindi Greta Garbo, aktore suedeze filmi. Ajo interpretoi në shumë filma të Hollivudit, përfshirë këtu filmat "Ana Karenina" dhe "Kamila".
1909. - Shoqëria e mësonjtorëve shqiptarë "Përparimi", e themeluar në Korçë, zgjodhi kryesinë dhe miratoi rregulloren. Ajo u ngrit për të siguruar fonde për mbajtjen e shkollës normale të Elbasanit dhe për hapjen e shkollave të tjera shqipe.
1914. - Gjenerali von Hindenburg emërohet komandant i përgjithshëm i trupave gjermane në Frontin e Lindjes.
1926. - U lind në Bukuresht Dionis Bubani, emër i shquar i humorit dhe letrave shqipe. Kreu studimet e mesme në liceun 'Gjeorgj Lazër' në Bukuresht dhe së bashku me familjen erdhi në Shqipëri në 1940. Nga i ati, gazetari Gjergj Bubani, botues i gazetës "Kosova"  në Kostancë, Dionisi trashëgoi dhuntinë e të shkruarit. Më 1946 shkroi për herë të parë ne revisten "Hosteni". Krahas gazetarisë dhe librave satirikë, Dionis Bubani iu kushtua letërsisë për fëmijë. Është fitues i "Pendës së argjendtë" për librin më të mirë për fëmijë. Firmën e Bubanit mbajnë gjithashtu edhe këngë të njohura si "Fëmija i parë", "Sot unë mbush 20 vjeç", "Kur jam pranë teje", etj. Dionis Bubani vdiq në moshën 80 vjeçare.
1931. - Japonia fillon rrethimin e Mukdenit dhe okupimin ushtarak të Mançurisë. Ky ishte një akt agresioni, që shënoi edhe fillimin e luftës kino-japoneze.
1934. - BRSS bashkohet me Lidhjen e Kombeve.
1943. - Paria nacionaliste e Kosovës u mblodh në Kongresin e Prizrenit. Në të merrnin pjesë delegatë nga të gjitha viset shqiptare. Kongresi shpalli bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kjo ngjarje u quajt ndryshe dhe "Lidhja e dytë e Prizrenit".
1958. - Në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit  u dha premiera e operës së kompozitorit italian Xhoakino Rosini (Gioachino Rossini) me dirigjent Mustafa Krantjen dhe mjeshtër kori Vangjo Novën.
1961. - Dag Hammarskjold, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, vritet gjatë përplasjes së tij në Rodezinë Veriore. Ai shkoi me qëllim pushimin e luftës midis trupave të Kombeve të Bashkuara dhe Katanga në Kongo.
1970. - Vdiq nga një overdozë droge, në moshën 27 vjeçare, Xhimi Hendriks. Ai ishte kitarist dhe këngëtar amerikan i muzikës rrok.
1973. - Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në anëtarlsinë e saj i pranoi RS të Gjermanisë, RD të Gjermanisë dhe Ishujt Bahame.
1981. - Parlamenti francez vendosi heqjen e dënimit kapital dhe të gijotinës.
1982. - Milicët kristianë libaneze kryen një masakër të përgjakshme në kampin e refugjatëve palestinezë të Sabres dhe Shatiles në Bejrut. Gjatë kësaj masakre mbetën të vrarë mbi 800 vetë.
1984. - U nda nga jeta në Tiranë, Ollga Plumbi, nismëtare për krijimin e Bashkimit te Grave te Shqipërise. U lind më 11 shtator 1898. Në Kongresin I të Gruas, që u mbajt më 4 nëntor 1944 në Berat, u zgjodh Presidente e BGSH. Luftoi e punoi aktivisht për emancipimin e gruas dhe përhapjen e së resë.
1988. - Ushtria birmaneze, nën komandën e gjeneralit Saw Maung, merr pushtetin. Kjo ndodhi pas grushtit të shtetit ndaj presidentit Maung Maung dhe protestave mbarë kombëtare ndaj sundimit të partisë në shtet.
1990. - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në lidhje me mbeturinat bërthamore dhe ruajtjen e ambientit.
1999. - Vdiq në moshën 90-vjeçare Leo Valiani, senator i përjetshëm dhe njeriu që nënshkroi lajmin e vdekjes së diktatorit fashist Benito Musolini. Ai u bë një nga themeluesit e Republikës Italiane.
2000. - Shkencëtari më i shquar indian në fushën e mbrojtjes deklaroi se India ka mundësitë që të ideojë dhe të ndërtojë një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM). Sipas tij, çdo gjë varet nga dëshira e vetë Indisë për të ndërtuar një raketë të tillë, me rreze të gjatë veprimi.
2001. - "Euronews", kanali televeziv i pandërprerë, nisi versionin e tij në rusisht në Moskë dhe në krahina të tjera të Rusisë. Versioni rus i "Euronews" ishte frut i një partneriteti mes kanalit shtetëror rus RTR dhe kanalit të njohur europian.
2005. - Në Afganistan janë mbatur zgjedhjet lokale dhe parllamentare, të para pas vitit 1969.

Kthehu mbrapa

Shto koment